Arsim

Koni: Zgjedhjet në universitete s’mund të mbahen më 30 korrik

Rektori i Universitetit të Tiranës ka deklaruar se nuk është miratuar Komisioni Institucional Zgjedhor, për shkak të mungesës së aplikimeve nga personeli akademik i UT për anëtar të KIZ.

Duke parashtruar nenin 6 të Rregullores së Zgjedhjeve në UT, Koni ka deklaruar se në datën 30 korrik nuk mund të zhvillohen zgjedhjet në Universitetin e Tiranës. Sipas Konit, shkak për këtë gjendje kaosi janë 5 ish-personel akademik të UT.

“Pesë ish-personeli akademik i UT, të cilëve, sikurse jeni njoftuar dhe sqaruar edhe me komunikimet dhe deklaratat e mia të mëparshme, u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me UT që në datën 6 maj 2020, vazhdojnë të ndërmarrin veprime dhe të nxjerrin akte në funksion të procesit zgjedhor të UT. Këta ish-personel i UT, mbështeten hapur nga të gjithë drejtuesit aktualë të njësive kryesore (dekanët e fakulteteve) të UT, në veçanti nga z.Dh.Kule dhe z.A.Hoxha.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3390371787652069&id=1117897994899471

Të gjithë këta persona, kanë krijuar një konfuzion dhe një kaos total në institucion dhe në rradhët e personelit akademik të UT. Pikërisht ky kaos dhe ky konfuzion, ka prodhuar edhe këtë situatë paligjshmërie në procesin zgjedhor në UT,” shkruhet më tej në deklaratë.

Më tej Koni ka shkruar se Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë të vlerësojë informacionin dhe dokumentacioni që i është dërguar nga ai.

“Gjithashtu, me shkresën nr. 1986 datë 8 korrik 2020, i kam kërkuar Prokurorisë së Rrethit Gjyëqësor, Tiranë, për të hetuar pikërisht këtë situatë paligjshmërie, me qëllim për të kthyer në ligjshmëri procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës,” ka shkruar më tej Koni.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë