Drejtësia

Konflikti për pronën te Kepi i Rodonit, lirohet ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 të arrestuarit e tjerë

Gazeta Si- Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 të arrestuarit e tjerë të përfshirë për konfliktin për pronën te Kepi i Rodonit, janë liruar nga qelia.

Gjykata e Durrësit ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për të zbutur masën e sigurisë për të ndaluarit, nga “arrest në burg”, në “detyrim paraqitje”.

pas lirimit nga gjykata, Frroku është shprehur se kanë qenë në vendin e punës konform të gjithë ligjeve në fuqi në momentin kur ka ardhur pala tjetër në zonën ku ndodhi konflikti.

"Ishim në vendin e punës, konform të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi. Ata që erdhën, ne ishim në vendin e punës. Çfarë të them më tepër? Kaq ishte".

Ndërsa për Besnik Tomën, i cili akuzohet se është personi që qëlloi me armë zjarri ditën e ngjarjes, është lënë masa “arrest në burg” në mungesë. Besnik Toma vijon të jetë i shpallur në kërkim.

Përplasja për tokën te Kepi i Rodonit kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën e shkuar për shkak të pretendimeve që banorë të zonës dhe përfaqësues të kishës në zonën e Kepit të Rodonit kanë lidhur me një truall.

Gjithçka nisi në momentin që përfaqësuesit e kishës, mes tyre edhe ish-deputeti Frroku, po kryenin rrethimin e tokës, për të cilën disponojnë certifikatë pronësie.

Por me këtë dokument, pretendojnë të jenë pajisur edhe banorët e zonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë