Lajme

Konflikt mes familjeve, dy vëllezër shqiptarë vrasin me sëpatë 53-vjeçarin në Greqi

Gazeta Si - Dy vëllezër shqiptarë dyshohet se kanë vrarë me sëpatë një 53-vjeçar në Greqi dhe plagosin me thikë djalin e tij 24 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten e kaluar, rreth orës 22:00 në Halkidhiki, në zonën e Kasandrës.

Sipas Protothem.gr, dy vëllezërit, 27 dhe 47 vjeç, janë grindur me 53-vjeçarin, djalin e tij 24 vjeç dhe vajzën 18-vjeçare.

Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë djalin e tij 24-vjeç dhe ka shtyrë vajzën me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje intime.

Ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Viktima u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Qendrën Shëndetësore Kassandra, por ishte vonë dhe u konstatua i vdekur.

Dy vëllezërit u arrestuan mesditën e së nesërmes nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Poligyros.

Dy familjet mesa duket ishin në konflikt, ndërsa vëllezërit shqiptarë shkuan për t’u sqaruar. Por situata doli jashtë kontrollit dhe përfundoi në tragjedi.

Emrat e dy shqiptarëve nuk janë bërë të ditura, teksa ata janë tashmë të arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë