Lajme

Konfirmohet në detyrë kandidatja për Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Fiona Papajorgjin, kandidate për gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht ushtron detyrën e këshilltares ligjore pranë këtij institucioni.

Trupa gjykuese që shqyrtoi rastin e Papajorgjit përbëhej nga Brunilda Bekteshi si kryesuese, Roland Ilia relator dhe Olsi Komici anëtar.

Këshilltarja ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji, iu nënshtrua vetingut në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dheprofesional. Sipas ILDKPKI-së, Papajorgji nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka pasur mangësi në dokumentacion. Megjithatë, sot vendimi i KPK-së për kandidaten për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese ka qenë pozitiv dhe Fiona Papajorgji kalon me sukses Vettingun.     


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë