Ekonomi

Konfindustria: Nëse emergjenca zgjat 30 ditë, PBB për 2020 negative

Konfindustria mendon se nëse sitata e jashtëzakonshme që  ka kapluar vendin si pasojë  e shpërthimit të  Koronavirusit do të  zgjasë  për 30 ditë , Ekonomia do të  shkojë  në  pikiatë  dhe PBB do të  rezultojë  negative.

“Sipas vlerësimit paraprak, nëse gjendja e jashtëzakonshme vazhdon për 30 ditë dhe nuk ndërmerren masa zbutëse të pasojave  Shqipëria rrezikon të kalojë në recesion teorik me rritje ekonomike negative/nen 0% të PBB në vitin 2020.”- shprehet Konfindustria.

Ajo sugjeron që  masat e detyrueshme shtrënguese të qeverisë për përballjen e epidemisë të jenë të mirëmenduara, në përpjestim me rrezikun real dhe njëkohësisht të shoqëruara me përllogaritjen e faturave përkatëse financiare për kategoritë e bizneseve të prekura drejtpërdrejtë dhe kë to të  bë hen me akte ligjore.

Gjithashtu, thotë Konfindustria, është e nevojshme, që të mos krijohet në mënyrë subjektive gjendje paniku psikologjik shtesë te qytetarët dhe bizneset.

“Përndryshe rrezikohet, që në mënyrë të pakthyeshme të falimentojnë një numër i madh biznesesh, goditje afatgjatë të ekonomisë dhe përkeqësim të nivelit të jetesës së qytetarëve shqiptarë. Masa më e shpejtë dhe e detyrueshme që mund të ndërmerret në kushtet e tanishme është ulja e cmimit të karburanteve në tregun vendor. Përmendim, që cmimi i naftës në tregjet botërore ka kohë që ka zbritur në nivelet më të ulta historike, ndërkohë që nuk është pasqyruar në tregun shqiptar ndryshe nga gjithë vendet e Rajonit dhe BE”, citon shoqata e biznesit.

Nga vlerësimi paraprak që ka bërë Konfindustria, për pasojat e pritshme në ekonomi të epidemisë së COVID 19 përllogariten edhe - rënia e pritshme e të ardhurave/remitancave nga emigracioni, - rënia ekonomike e partnerëve tregtarë më të rëndëishëm si Italia, Kina, por edhe vendet e tjera të BE-së  dhe më gjerë, - prodhimit i ulët i energjisë elektrike, - pasojat e tërmeteve të shtatorit dhe 26 nëntorit 2019, - rënia e cmimit etj.

Numri i sektorëve të ekonomisë të prekura është mjaft i gjerë dhe do të vazhdojë të rritet me zgjatjen e kohës së gjëndjes së jashtëzakonshme. Sektorët më të prekur do të jenë ndërtimi, hoteleria, transporti, shërbimet, etj. Gjëndje të vështirë si pasojë e mungesës së përkohshme të likuiditetit financiar do të ndjejnë industritë minerale, naftë dhe manifaktura/fasoneve. Është e mundshme, që një pjesë e ndjeshme e bizneseve të prekura të mbyllen dhe dalin përfundimisht nga tregu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë