Lajme

Koncesioni Tiranë-Durrës, 2 euro për çdo kalim

Oferta e koncesionit për rrugën Tiranë-Durrës ende nuk është bërë publike nga Ministria e Infrastrukturës.

Por, sipas Top Channel, ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering.

Studimi i fizibilitetit, (që nuk është bërë publik nga qeveria), parashikon dy tarifa.

Qytetarët që zotërojnë automjete të vogla do të pagujanë 2 euro për çdo kalim në rrugën Tiranë-Durrës, ndërsa për ata që zotërojnë automjete  të mëdha tarifa do të jetë 5 euro.

Përmes koncensionit parashikohet që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore.  Gjithashtu do të jetë edhe alternativa pa pagesë për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë, të cilët do të kalojnë nga rruga e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania koncensionare. Projekti i parashikuar në projektbuxhetin e 2019-ës ka vlerën 49.1 miliardë lekë ose.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë