Politike

Koncesioni Milot-Balldren, Basha: Rama grabitës psiqik

Kryedemokrati Lulzim Basha në një dalje për mediat ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për koncesionin e rrugës Milot-Balldren, që një ditë më parë u votua në Kuvend.
Sipas Bashës, Rama është një hajdut psikik, që ka për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe të një grushti klientësh.
“Edi Rama një hajdut psiqik. U dha miqve nip e dajë mbi 500 milionë në vit me 2 koncesione.
Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit ne anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh.
Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet dhe rritet përditë - vjedhja dhe grabitja e pasurive he parave publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara”, u shpreh Basha nga selia blu.
Basha theksoi koncesioni i rrugës Milot-Balldren është nga grabitjet më spektakolare të kryeministrit Rama. “Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë, grabitja me spektakolare në histori:
Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë.
Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro.
Vetëm ditët e fundit janë dhënë
Koncesioni i inspektimit të pompave të naftës
Plazhet publike në pronësi private”, vijoi më tej kryedemokrati Basha.

Basha gjatë deklaratës së tij tregoi - sipas tij - edhe 3 format e grabitjes së parave dhe pasurive publike përmes koncesioneve dhe kontratave korruptive.
“Formulat e grabitjes janë të thjeshta.Në rastin e koncesionit të rrugëve: Fryrje me disa herë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët.
Në rastin e koncesionit të pompave, sikurse në koncesionet e plehrave, në koncesionet e shëndetësisë dhe të të gjitha llojeve të tjera formula është: jep kontrata dhjetëravjeçare për shërbime pa asnjë kosto dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rezik nga buxheti i shtetit, për të ndarë pastaj paratë me Edi Ramën dhe qeveritarët.
Forma tjetër e grabitjes është: dhënia e pasurive natyrore në përdorim apo për koncesione mbi burimet natyrore. Bregdeti, pyjet, lumenjtë, mineralet po u jepen privatëve gjoja për investime serioze dhe strategjike, Koncesione hodrocentralesh, privatizim bregdeti, ndërtime në zonat e mbrojtura, të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh”, tha ndër të tjera kryedemokrati Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë