Njerez

Komuniteti LGBT+ në Shqipëri nuk është në rrezik

Forumi Rainbow Europe, i cili rendit 49 vendet europiane nga një shkallë 0% (shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, diskriminim) në 100% (respektim i të drejtave të njeriut, barazi e plotë), ka publikuar raportin vjetor të përpiluar nga organizata ILGA-Europe.

Shqipëria renditet në vendin 28 nga 49 gjithsej (32%).

Shqipëria renditet në vendin 28 nga 49 gjithsej (32%). Burimi: Rainbow europe.

Malta është vendi më i mirë në Europë për të drejtat LGBT+. Në raport shkruhet se Malta ka ruajtur politikat, ligjet dhe praktikat më të mira që diskriminojnë më pak komunitetet LGBT+.

Malta kryeson tabelën me 92%.

Ndërkohë, Azerbajxhani, Turqia, Rusia dhe Armenia u vlerësuan si vendet më të këqija për mbrojtjen e të drejtave LGBT+. Polonia, Bullgaria dhe Rumania u përmendën si vendet më të këqija anëtare të BE-së për politikat e të drejtave të homoseksualëve.

Sipas raportit, në vendin tonë:

vlerësohet punësimi, edukimi, shërbimet

mbrojtësit e të drejtave të LGBT+ nuk janë në rrezik

shoqatat funksionojnë dhe nuk ka asnjë pengesë për lirinë e shprehjes

ekziston ligji për krimet dhe gjuhën e urrejtjes

nuk ka ligje që kufizojnë lirinë e shprehjes

Ekspozita Being Trans in Albania u mbajt pa incidente ndërkohë që Aleanca LGBTI organizoi dy shfaqje teatrale që kaluan po pa probleme.

Në mars, Aleanca LGBTI dhe Pro-LGBTI mbajtën një trajnim për oficerët e policisë për çështjet LGBTI. Shoqëria civile dhe policia lançoi një broshurë informative mbi krimet e urrejtjes.

Ambasada PINK organizoi një konsultim mes shefave të Komisariateve të Policisë Tiranë me Komisionerin për Mbrojtja nga diskriminimi për të diskutuar më mirë bashkëpunimin midis tyre për cdo rast.

Më 24 nëntor të vitit 2021, shkruhet në raport, Këshilli i Europës në bashkëpunim me policinë dhe OJQ-të LGBTI mbajtën takime rreth të drejtave të komunitetit LGBTI+ me policinë në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Kavajë dhe Fier. U krijuan pika kontakti LGBTI në çdo qytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë