Motosport

Kompletohet lista e pilotëve të Botërorit 2024 në F.1, ja si ndahen sipas skuderive

Gazeta Si – Me konfirmimin e Logan Sargeant tek Uilliams, kompletohet rreshtimi i pilotëve për sezonin e ardhshëm të Formulës 1. Nuk ka risi sa u takon pilotëve të tjerë në krahasim me Botërorin e mbyllur disa ditë më parë.

Kjo është lista e plotë e pilotëve të Formulës 1 për 2024-ën, sipas skuderive:
Red Bull – Maks Vershtapen, Serxho Perez
Mercedes – Ljuis Hemilton, Xhorxh Rasëll
Ferrari - Sharl Leklerk, Karlos Sainz
MekLaren - Lando Norris, Oskar Piastri

Aston Martin - Fernando Alonso, Lens Stroll
Alpine - Esteban Okon, Pierr Gasli
Uilliams - Aleks Albon, Logan Sargeant
Alpha Tauri - Juki Tsunoda, Daniel Riçardo
Sauber - Valteri Botas, Zhou Guaniu
Has - Kevin Magnusen, Niko Hulkenberg

Formula 1 ndërkohë ka zbardhur edhe kalendarin e garave të sezonit të ardhshëm, që nis më 2 mars në Bahrein.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë