Taksa

Mashtrimi me TVSH-në -Standardi i dyshimtë i Ministrisë së Financave

Disa javë më parë Drejtoria e Përgjithshme e  Tatimeve denoncoi  72 subjekte që mashtronin me faturat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe i akuzuan në prokurori për veprën penale.

Vlera e blerjeve fiktive llogaritej rreth 2 miliardë lekë ose rreth 16 milion dollarë.

Në media u zbuluan edhe emrat e subjekteve që figuronin tek dokumentet hetimit nga prokuroria. Mes tyre figuronte edhe kompania Integrated Technology Services, koncesionari i inceneratorëve për djegien e plehrave në Tiranë, me blerje përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë (rreth 8 milionë euro), ose gjysma e shumës totale të identifikuar. Por mësuam se pavarësisht këtyre akuzave të rënda dhe provave që I shpallën me kaq bujë tatimet asnjë  nga subjektet nuk është detyruar nga agjencitë shtetërore që për shkak të kësaj çështje  të mbyll aktivitetin.  

Ky rast u bë objekt I gazetës pasi ne kemi dyshime tona ende të konfirmuara saktë se mes bizneseve të akuzuara për mashtrim me TVSh-në, ka kompani që po punojnë me fondet publike. Ndaj pyetëm edhe në prokurori e cila na konfirmoi faktin se ndaj bizneseve që akuzohen për mashtrim nuk ka asnjë vendim për pezullim të aktivitetit.

Kur pyetëm se pse nuk ka një vendim pezullimi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve I tha gazetës “Si” se  “vijimësia e çështjes nuk është më kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, por e prokurorisë e cila ka lëshuar edhe fletë arrestet”. “Sigurisht ne do të jemi të informuar për çështjen, por masat që merren janë tagër i prokurorisë”- u shprehen nga Tatimet .

Ky moment është I dyshimtë pse nuk ka shumë kohë që ka mbaruar aksioni antiifromaliteti. Tatimet dhe qeveria u hodhën në vrull për të ndëshkuar apo mbyllur çdo biznes që kapej se shiste pa kuponë. Ministrja e  Financave Anila Denaj për gjatë gjithë gushtit dilte para kamerave çdo ditë përmes një retorike të paprecedentë terrori për t’i treguar çdo biznesi tjetër se  asnjë  nuk do të tolerohej qoftë edhe për një  kuponë të pa lëshuar. Kamerat si toga e pushkatimit, tregonin live se si mbylleshin bizneset, e shkuleshin çadrat e plazhit në mes  të sezonit turistik.

 Por kur pyetëm sot në Ministrinë e financave se pse bizneset  e kapura në mashtrim mund të vazhdojnë akoma aktivitetin burime zyrtare të këtij dikasteri  thanë se “kjo nuk është kompetencë e Ministrisë, por e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.

Atëherë pse  ku standard I dyfishtë?! Pse ndaj biznesit të vogël ministrat bëhen “trimosha” dhe tek të mëdhenjtë që kanë edhe akses tek fondet publike, fshihen pas “procedurave”?

 

Më Shumë