Lajme

Kompanitë e udhëtimeve në krye të rritjes së çmimeve të aksioneve europiane

Aksionet e kompanive të udhëtimeve kanë pësuar rritje të theksuar në çmim sot të martën pas vendimit të Spanjës për të lënë turistët e huaj brenda territorit të saj. E po kështu rritje kanë pësuar në përgjithësi thuajse të gjitha aksionet me shpresën se ekonomia e botës po rimëkëmbet.

Indeksi FTSE 100 është rritur sot me 1.8 % nga sesioni i kaluar i tregtimit. Grupi turistik TUI AG (me simbol burse TUI), njëri prej më të mëdhenjëve në botë me 1600 agjenci udhëtimesh të shpërndara anembanë botës, 6 linja udhëtimesh ajrore, me mbi 300 hotele, 14 kroçera etj. ka pësuar sot rritje gjigande me 36.55 % ( një aksion i saj tregtohet me 410.3 paund) në bursën e Londrës pasi lajmit që grupi ka dhënë se do të rinisë fluturimet në fund të qershorit.

Linja ajrore “International Consolidated  Airlines Group” dhe zinxhiri i hoteleve “InterContinental Hotels” pjesë të Korporatës Iberia kanë pësuar rritje gjithashtu sot në bursën e Londrës respektivisht, IAG me 20.44% (227.1 paund/ aksion) dhe IHG me 10.12% (4,025 paund/aksion).

Indeksi gjerman DAX sot është rritur me 0.9% dhe ai francez CAC 40 me simbol PX1 1.13% nga sesioni i djeshëm.

Linja ajrore Gjermane Deutche Lufthansa AG ka pësuar sot rritje me 5.9% dhe një aksion i saj tregtohet me 9.15 euro. Po kështu dhe linja kryesore franceze e udhëtimit ajror Air France – KLM e cila sot është rritur me 12.05% dhe një aksion i saj tregtohet me 4.23 euro.

“Duket se tema e rimëkëmbjes ekonomike po vazhdon të mbështesë pozitivisht aksionet në botë teksa shtohet numri i vendeve që i japin dritën jeshile bizneseve të tyre për të rinisur operacionet”, thotë Raffi Boyadijian, analist i vjetër investimesh në kompaninë e tregtimit të instrumentave financiare XM.

Foto e aeroplanëve të AIR FRANCE dhe KLM në aeroportin e Amsterdamit

Në Angli kryeministri Anglez ka anoncuar rihapjen e sektorit të shitjeve me pakicë, si psh me atë të makinave në fillim të qershorit dhe atë të sektorëve të tjerë jo esencialë në mes të muajit qershor.

Japnonia po planifikon stimuj të ri masash ekonomikë teksa njëkohësisht po bën përpjekje për të rihapur ekonomninë e saj këtë javë. Indeksi japonez, Nikkei 225, me simbol Nik është rritur sot me 2.55 % në Tokio dhe Indeksi i Shangait, Shanghai Composite, me simbol SHCOMP është rritur sot me 1.01 %.

Burimi MarketWatch, përshtati në shqip nga Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë