Biznes

Kompanitë Amerikane po nxisin Energjinë e Gjelbër në Europë

Google dhe Amazon ulin kostot dhe emetimet e gazrave të dëmshëm duke blerë energji elektrike të prodhuar falë erës dhe diellit

Kompanitë amerikane po nënshkruajnë marrëveshje që përputhen me qëllimet ambicioze të BE-së, duke nxitur tranzicionin e energjisë së gjelbër në këtë rajon me negociata që kanë për bazë reduktimin e emetimeve të gazrave ndotës si dhe kostove të prodhimit.
Google ka blerë mjaftueshëm energji diellore dhe eolike (nga era) vitin e kaluar për qendrat e të dhënave të saj në Europë aq sa mund të furnizonte në vit gjysmë milion shtëpi. Investimet nga Amazon po mundësojnë ndërtimin e impanitit të parë të erës në Irlandë që do operojë pa subvencione, si dhe po zhvillon disa projekte me fokus energjinë e gjelbër (“Green Energy”) në Spanjë, Suedi, Angli.
Korporata Aloa, McDonald’s, Facebook, dhe Microsoft gjithashtu po blejnë burime të rinovueshme në Europë.
Më shumë se gjysma e kontratave afat-gjata për burime të rinovueshme të nënshkruara për elektricitetin në BE që nga 2007 janë me kompani amerikane, të cilat raportojnë kursime deri në 10% për shkak të çmimeve stabël dhe konkurruese.


Marrëveshjet po ndihmojnë të transformojnë rrjetin elektrik Europian që prej shumë kohësh ishte I dominuar nga industria e qymyrit, gazit dhe energjisë nukleare.
InvestimetaAmerikane vijnë teksa BE kërkon të reduktojë emetimet e gazrave të dëmshëm në zero, duke eliminuar emetimet e dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë kontribues në ngrohjen globale. Arritja e qëllimeve klimaterikë do I kushtojë bllokut europian 260 miliardë uuro në vit përgjatë kësaj dekade.
“Ne kemi nevojë për rritje të theksuar në investimet e rinovueshme.” Ka pohuar komisioneri I energjisë së BE-së Kadri Simson, “duke nxitur një përzierje të të ardhurave shtetërore dhe private në rrugëtimin e këtij tranzicioni për energji të pastër”.

Sfida sipas blerësve të energjisë elektrike është tek dërgimi i energjisë nga një zonë të Europës në një zonë tjetër. Planet e Europës për një energji të gjelbër duhet të mposhtin tregjet që janë të ndara sipas shteteve , ku disa prej tyre e subvencionojnë prodhimin e energjisë e më pas mundësohet shitja në treg me çmim të ulët.
Vetëm në Europën Veriore tregjet e furnzimit elektrikë janë të integruar dhe likuidë, ndërsa në Francë, Gjermani, e më tutje në jug ato segmentohen.
“Europa është tepër e Ballkanizuar në strukturën rregullatore të burimeve të rinovueshme.” shprehet Nat Sahlstorm, drejtori I strategjisë së energjisë për Amazon Web Services. Ai shton se: “Situata është bërë më mirë gjatë këtyre pesë viteve të fundit por përsëri me mjaft probleme”

Në ShBA ku kompanitë shprehen se tregjet rajonalë janë më të integruar, korporatat kanë kontraktuar për blerje plot 30000 megawatt energji nga era dhe energjia solare që prej 2006-ës, krahasuar me 8,263 megawatët në Europë, thotë ofruesi i kërkimeve për energji të pastër Bloomberg NEF.
Përsëri kompanitë amerikane I shohin objektivat klimaterikë të BE-së si një shans për të fituar më shumë para sepse ofruesit në këtë treg do të nënshkruajnë kontrata afat-gjata. Rritja e kapaciteteve me burimeve të rinovueshme dhe reduktimi I kostove I kanë bërë çmimet e energjisë të erës dhe diellit mjaft konkurruese kundrejt burimeve të prapambetura si ato me naftë. Duke u zhvendosur në burime me emetim zero të gazrave ndotës, kompanitë mund të përmirësojnë imazhin e tyre mbi ruajtjen e mjedisit dhe kujdesit ndaj komunitetve vendase.
Amazon është shprehur në shtator që deri në 2040-ën do të arrinte objektivat e vëna në marrveshjen e Parisit për të ulur ngrohjen globale e nxitur dhe nga fakti që punonjësit e saj kishin dalë në protestë për kauzën e ngrohjes globale.

Google blerësi më i madh i energjive të rinovueshme nënshkroi kontratën e parë për energjitë e rinovueshme në 2010-ën në ShBA. E ndihmuar nga paktet me BE-në, Google kishte një pjesë të madhe të fitimeve nga energjitë e rinovueshmet në 2017 dhe 2018.
Facebook po kërkon të kopjojë arritjet e Google këtë vit. Gjithashtu Amazon pohoi se deri në vitin 2030 do të jetë duke përdorur 100% energji të rinovueshme.
Kompanitë Amerikane kanë nënshkruar 53% të të gjitha projekteve të erës dhe diellit të ofruara nga BE, sipas BloombergNEF. Investimet e tyre rrisin kërkesën dhe mundësojnë zgjerimin e energjisë së gjelbër.
Baza për marrëveshjet e rinovueshme të korporatave mbështetet në të ashtuquajturat marrëveshje të blerjes së energjisë që kompanitë amerikane kanë përdorur gjatë dekadës së fundit.

Në marrveshjet e blerjes së energjisë elektrike ndërmarrjet zakonisht financojnë projekte që shtojnë energji nga burime të rinovueshme në rrjetin elektrik e cila më pas mundëson operimet e tyre. Gjithashtu në ditët kur dielli është I mbuluar me re ose era nuk fryn, kompanitë mund të mbështeten në burimet e tjera të energjisë që ushqehen në rrjet, përfshirë këtu energjinë nga karburantet , energjinë bërthamore ose energjinë e ruajtur.
“Ajo që kemi parë është se Evropa me të vërtetë po përshpejton proceset që korporatat të arrijnë të kenë sa më shpejt marrëveshjeve për blerjen e energjive të rinovueshmë. Si rezultat, ne ishim në gjendje të përshpejtonim veprimtarinë tonë në Europë, ” tha kreu i strategjisë së Google, Neha Palmer, në një intervistë.
Investimet po vijnë pavarësisht pengesave siç është rrjeti energjetik i vjetëruar dhe i fragmentuar i Europës, apo pengesave për çertifikimin e blerjeve të energjisë së gjelbër dhe kufijve të transmetimit.
Këto marrëveshje për blerjen e energjive janë shumë të rëndësishme sepse jane një mënyrë shumë e mirë në financimin me para private në krijimin e energjisë së rinovueshme. Sidoqoftë, ka akoma pengesa të rëndësishme, “tha Felice Simonelli nga Qendra e Studimeve të Politikave Evropiane me qendër në Bruksel.

Megjithatë, bizneset e nxitura nga çmimet konkurruese dhe vlerësimet që vijnë nga publiku kur përdoret energjia e gjelbërt kanë bërë në një pikë kthese për shndërrimin e energjisë në Europë, tha z. Simonelli. Kontratat e energjisë së rinovueshme mund të zvogëlojnë kostot e operimit deri në 10%, zbuloi studimi i tij.
Projektet e rinovueshme të mbështetura nga korporatat në BE gjithashtu mund të gjenerojnë rreth 750 miliardë euro investime dhe 220,000 vënde pune deri në vitin 2030, sipas raportit të Z. Simonelli. Fluksi i parave private do të vijë përsa kohë BE-ja kërkon të mobilizojë 1 trilionë euro në Marrëveshjen e Gjelbër Europiane për të ndihmuar ekonomitë që janë në varësi të qymyrgurit të kalojnë në energji më të pastër.
“Është muzikë për veshët qeveritarë”, thotë Z. Sam Kimmins koka e iniciativës të grupit klimaterik RE100, një grup prej më shumë se 200 kompanish internacionale, përfshirë këtu Apple, Google, Mars, dhe Citigroup të vendosura për të përdorur 100% të elektricitetit nga energji të rinovueshme.
Kostot e rënies për energjinë e gjelbër gjithashtu kanë kontribuar në rritjen e investimeve në Evropë.

Në periudhën 2015 deri në 2018, çmimet e energjisë të prodhuar nga era në det ishin mesatarisht 7.5% më të ulëta se shumica e çmimeve kryesore të tregut evropian, ndërsa ato nga energjia diellore ishin pothuajse 4% më të lira, thanë analistët e Citigroup në një raport në fillim të këtij muaji. Rreth 500 miliardë euro investime deri në vitin 2030, do të nxisin një zgjerim masiv të energjive të rinovueshme, tha Citigroup, duke e bërë energjinë e erës dhe diellore 20% dhe 15% më të lirë (në mënyrë respektive) sesa çmimet e zakonshme të tregut europian.
“Europa po arrin dhe mund ta kapërcejë SH.B.A.-në”, tha Z. Kimmins. “Po sigurisht që atje ka mjaft konkurrencë.” /Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë