Biznes

Kompania spanjolle e gazit synon të marrë një pjesë të Albagaz

Nga Gazeta 'SI' - Operatori spanjoll i gazit të lëngshëm Enagas, synon të blejë një pjesë të firmës shqiptare të gazit, Albgaz.

Sipas një deklarate të kreut të Albgaz, Arbër Avrami dhe kreut të Enagas, Arturo Gonzalo, ky i fundit shprehu interes për të marrë një pjesë të kompanisë shqiptare. Bashkë të dy drejtuesit firmosën një marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë dhe terminalin e gazit në Vlorë.

Marrëveshja detajon edhe përfshirjen e kompanisë nga Spanja në projekte të tjera në Mesdhe.

“Enagas ka tashmë një lidhje me Albgaz, për shkak të përfshirjes së saj në TAP, me 16% të aksioneve.”

Excelerate Energy pret që projekti i terminalit të LNG-së dhe termocentralit të Vlorës të nisë punën në tremujorin e dytë të 2023-shit dhe synon ta bëjë atë pikë kyçe të tregtisë së gazit, jo vetëm në rajon, por në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë