Biznes

Kompania më e madhe e magazinimit të naftës: S’kemi më vend për ta ruajtur

Firma më e madhe e magazinimit të naftës në botë shprehet se nuk ka më hapësirë për të ruajtur naftën bruto dhe produktet e saj të rafinuara, si rezultat i uljes së kërkesës që Covid-19 ka shkaktuar.

“Kapaciteti në dispozicion që ne kemi për naftën është shitur thuajse i tëri në terminalet tona”, shprehet Gerard Paulides shefi financiar i kompanisë Royal Vopak NV me bazë në Roterdam të Holandës. “Për Vopak kapaciteti botëror në dispozicion që nuk është në proçes mirëmbajtje është i tëri i ezauruar dhe me sa kam dëgjuar kjo situatë po ndodh e në shumë kompani të tjera rreth botës që merren me ruajtjen e inventarizimin e naftës”, shton zoti Paulides.

Cisterna me naftë në terminalin e kompanisë Royal Vopak NV në Grays të Anglisë. Foto: Chris Ratcliffe/Bloomberg

Vopak është duke nxituar me proçeset e saj të mirëmbajtjes në mënyrë që të lirojë sa të mundet hapësirë të lirë në dispozicion për naftën.

“Është tmerrësisht e vështirë të gjesh diçka në këtë treg”, shprehet Krien van Beek, një broker për magazinimin e fuçive të naftës për firmën ODIN-RVB Tank Storage Solutions.

Vopak operon në tre port e njëkohësisht qëndra kryesore tregtie si Singapor, Roterdam dhe Fujairah (e cila ndodhet në Emiratet e Bashkura Arabe). Kompania tradicionalisht ka përfituar nga çmimet e ulta të naftës, kjo pasi shitësit e naftës e kanë mbajtur atë të ruajtur në mënyrë që ta shesin më vonë kur çmimet të rriten. Kompania shprehet se impakti pozitiv i këtyre çmimeve të ulta të naftës kanë për t’u dukur gjatë tremujorit të dytë. Vopak është duke punuar që të rikthejë në funksionim në Roterdam katër çisterna të saja që aktualisht janë në proçes mirëmbajtje.

Fluksi i madh i ruajtjes së naftës po nis të krijojë disa itinerare të anijeve transportuese të naftës që nuk janë parë më parë teksa tregtarët e naftës po i çojnë rezervat e tyre të naftës në rrugëtime odiseske për të gjetur zonat më të mira për t’i ruajtur ato. Madhësia e naftës së ruajtur në det është ngritur në rreth 250 milionë fuçi teksa nivelet e naftës së ruajtur në anijet çisternë sa vijnë e rriten me një ritëm të shpejtë e të papreçedentë ndonjëherë.

Po kështu shprehet e drejtori i rafinerisë së naftës në Facts Global Energy (kompani e cila merret me shërbime të ndryshme lidhur me industrinë e naftës) zoti Steve Sawyer mbi kapacitetet e tyre të ruajtjes së naftës, “Jemi në nivelet tona maksimale të ruajtes, për pak mbushemi plotësisht me naftë”.  /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë