Biznes

Kompania e impiantit fotovoltaik të Karavastasë kërkon licensën për prodhim nga ERE

Kompania që do të ndërtojë impiantin fotovoltaik në Karavasta, “Karavasta Solar” sh.p.k. ka kërkuar licencimin nga Enti Rregullator i Energjisë për të nisur projektin e prodhimit të energjisë solare.

Këtë kërkesë Enti do ta shqyrtojë në mbledhjen e bordit të martën e 12 dhjetorit.

Çështje të tjera që priten të miratohen nga ERE janë, lincensimi i tre shoqërive në furnizimin dhe prodhimin e energjisë elektrike, me kapacitet 1860 dhe 1980 KW dhe miratimi i licensës TIP për gazin e lëngshëm GNL.

Ankandi për parkun fotovoltaik të Karavastasë është kryer që në vitin 2020. Është projektuar me fuqi 140 MW, ku 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë