Biznes

Kompania amerikane kërkon të blejë Telecom Italia për 33 mld euro, vlera më e madhe e ofruar në Europë

Financat e larta të Italisë, zakonisht nisin të bien gjatë javës së parë të dhjetorit kur Milano, qendra e biznesit në vend, feston Ambrose-n, shenjtin e vet. Por nuk do të ndodhë këtë vit. Gjatë fundjavës, një dosje e re u hap për Mario Draghi-n që ta mbajë atë dhe bankierët të zënë.

Më 21 nëntor, KKR, një firmë asetesh me bazë në Nju Jork, ofroi 10.8 mld euro për të blerë Telecom Italia, TIM, operatorin më të madh celular atje. Oferta miqësore do të ishte blerja më e madhe e një aseti në Europë. Duhet aprovimi i bordit të kompanisë dhe qeverisë e cila mund të kërkojë përdorimin e veto-s.

Aksionet e TIM u rritën me 30% pas njoftimit, por Vivendi, aksioneri më i madh i TIM-it tha se nuk ka ndërmend të shesë 24% e aksioneve që mban. Firma franceze thotë se oferta është shumë e ulët. Ofertuesi ka dhënë mundësinë e një vlere prej 33.2 mld lekë, përfshirë edhe borxhin e kompanisë.

Por 0.5€ për aksion që mund të ofronte KKR, është vetëm gjysma e asaj që Vivendi ka shpenzuar mesatarisht, kur bleu aksionin e saj të parë në mesin e 2015.

TIM ka qenë në formë të tmerrshme për disa vite. Aksionet e tij ranë me 70% qëkur Vivendi u bë pjesë. KKR mund të marrë kontrollin e TIM edhe pa pjesën e Vivendi-t duke marrë 51% të aksioneve.

Problemi i TIM nis që nga viti 1999, kur drejtori i atëhershëm, Roberto Colanno e futi firmën në borxhe të mëdha. Pas kësaj ishte shumë e vështirë të bëheshin investime për t’ju afruar Wind, Iliad dhe Vodafone. Telecom Italia, është e njohur për ndërhyrjet në politikë, keqmenaxhimin dhe aksionarët e papërgjegjshëm.  Sikur këto të mos mjaftonin, fuqia puntore në TIM shkon në 50.000.

KKR dëshiron të ndërrojë strukturën e biznesit nga shërbimi. Ata shpresojnë që ndarja do t’i japë më shumë prioritet kategorive veç e veç dhe investimit në to. Analistët presin që KKR-ja të ndahet në subjekt tjetër ku do të qëndrojnë investitorët më të mëdhenj. Cassa Depositi e Prestiti, Banka për Zhvilim në Itali që mban 10% të aksioneve, pret të qëndrojë përsëri një investitor i vogël, duke lënë qeverinë të ketë një dorë në kompani.

Draghi mendohet se do ta favorizojë marrëveshjen. Por ai nuk dëshiron një debat midis KKR-së dhe Vivendi-t. Një gjë e tillë do të nxiste reagimet e rivalëve populistë.

Matteo Salvini, lideri i ekstremit të djathtë, Lega Nord, pjesë e koalicionit qeverisës, dëshiron që TIM të ketë një menaxhim të ri, për të parandaluar një “pushtim”.

Burimi:The Economist/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë