Sociale

Komiteti i Ekspertëve: Ndryshon vetëm ora për muzikën nga 22:00 në 23:00, masat e tjera të njëjta

Komiteti i Ekspertëve është mbledhur për të komunikuar situatën në vend si pasojë e pandemisë nga Covid-19. Komiteti njoftoi se masat e marra nuk ndryshojnë përvec orës kur është e lejuar muzika. Zëvëndësministrja Mira Rakacolli, njoftoi se në varësi të situatës së qetë epidemiologjike, muzika lejohet nga ora 22:00 deri në orën 23:00.

“Mbetemi në incidencë 5 për 100 mijë banor. Bashkitë e prekura nga 10 në 9, të shtruar në spital janë 5 pacientë dhe nuk ka asnjë në reanimacion. Numri i vdekjeve ka qenë 0 për ditë me radhë, Raporti i fataliteteve mbetet konstant 1.9%,” ka deklaruar Drejtoresha e ISHP, Albana Fico.

Ajo shtoi më tej se ka një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Ekspertja tha se është pjesë e rëndësishme është edhe aplikimi i vaksinave.

“Duke qenë se jemi në javën e vaksinimit masiv, apeloj qytetarët për të aplikuar të kryejnë vaksinën në qendrat e përcaktuara. Të mos harrojmë se situata në vende të Evropës ka pësuar ndryshime me rritje të numrit të infektimeve. Në Shqipëri nuk kemi referenca nga laboratori i referencës, pavarësisht rasteve të pazakonta,” shtoi Fico.

Ndërsa mjeku infeksionist Dimitër Kraja tha se në spitalin COVID-1 janë vetëm 5 të shtruar të moshës mbi 65 vjeç. Mjeku shpjegoi se asnjë prej këtyre të sëmurëve nuk është i vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar më parë virusin. 

"Gjendja në spitalin COVID-1 është shumë e qetë. Ka 5 të shtruar që janë pozitivë dhe 2 të sëmurë të tjerë që janë me pneumoni. Gjithsej 5 të sëmurë. Janë moshë e madhe, mbi 65 vjeç e sipër. Asnjë prej tyre nuk është i vaksinuar as me një dozë as me dy doza vaksinash. Kjo situatë nuk është e rastësishme, përkon me at periudhë që vjen pas vaksinimit dhe pas kohës që . Përkon me etapën e pos vaksinimit . Kjo është një shenjë e mirë. Vaksina po funksion, janë efikase janë mbrojtëse sepse edhe faktet janë që asnjë rast nuk është i vaksinuar dhe të jetë sëmurë. Asnjë prej këtyre të sëmurëve nuk e ka kaluar COVID", tha Kraja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë