Lajme

Venecia rrëzon antishpifjen

Komisioni i Venecias rrëzon ligjin Anti-Shpifje të propozuar nga mazhoranca dhe rekomandon mosmiratimin e draftit, duke paralajmëruar se nisma në të vërtetë rrezikon që t'i vendosë "zjarrin lirisë së medias".

“Komisioni i Venecias rekomandon të rishqyrtohet miratimi i amendamenteve të draftit në Ligjin Nr. 97/2013, siç u votua nga Parlamenti në Dhjetor të vitit të shkuar. Problemet e identifikuara nga autoritetet mund të jenë serioze, por mjetet ligjore të futura në amendamentet e draftit mund të bëjnë më shumë dëm për lirinë e shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave online,” thuhet në draft-opinionin e Komisionit të Venecias.

Në draft-raport thuhet se ligji për shërbimet audiovizive nuk është gati për t'u zbatuar. Gjithashtu shtohet se ky ligj ende është i paqartë dhe mund të ketë efekte frenuese te fjalës së lirë Në draft-projekt thuhet më tej se ndërmarrja e fuqive ligjore kaq të mëdha ndaj AMA-s, ka nevojë për rishikim.

Sipas Komisionit të Venecias, ky ligj kritikohet edhe në raport me gjobat e larta në rast shkeljesh, për mediat online. Ndër të tjera, kërkohet që të rishikohet edhe formula e përzgjedhjes së përbërjes së AMA-s dhe Komitetit të Ankesave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë