Ne rrjet

Komisioni Europian po shton fuqinë e tij…fshehurazi

Në situatën më të keqe, Brukseli vazhdon të jetë më i “zhurmshmi”. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian po troket nga kriza në krizë. Viti nisi me një pezullim të eksportit vaksinave dhe acaroi Irlandën e Veriut. Për më tepër, dëmtoi reputacionin e tregtisë së lirë që kishte Europa.

Zyra e presidentes se KE-së i dërgoi një mesazh shpërfillës presidentit të Ukrainës pasi ai ftojë von der Leyen në festimet e ditës së pavarësisë së Ukrainës, ndërkohë që trupat ruse qëndronin në kufinj.

Një gjë dihet, nën drejtimin “keqdashës” të Ursula von der Leyen, Komisioni po bëhet më i fuqishëm.

Disa fuqi të reja rrjedhin nga krizat. Plani për të shpërndarë para qeverive të tjera e ka kthyer komisionin në një “komanduese të thesarit” që nënshkruan politika ekonomike dhe shpërndan para.

Për shpërndarjen e  fondit 750 miliard eurove, qeveritë europiane duhet të krijojnë programet e tyre në bazë të linjës së Brukselit. Një skemë familjare.

Gjatë krizës së zonës së euros, KE-ja vendosi që shtetet e dëmtuara të shtrembëronin reformat e tyre në mënyrë që të përfitonin qarkullim të parasë së thatë. Tani të gjithë shtetet janë në të njëjtën varkë.

Në këtë situatë, vendet që e kishin përjetuar më parë një situatë të tillë e dinin se çfarë duhet të bënin. Spanja dhe Greqia, veteranë të kësaj situatë u përgëzuan për punën që bënë dhe këshillat e Gjermanisë nuk u morrën shumë parasysh. Gjermania jep receta me ilaçe për ekonominë, por nuk i merr kurrë vetë.

Brukseli i është “lutur” gjithmonë shteteve për reforma, por nuk ka patur kurrë fuqi për të bërë ndryshime. Çdo vit Komisioni prezanton strategji të mira për qeveritë, por gjithmonë injorohen. Teorikisht nëse reformat nuk kryhen, Brukseli mund të mos i shpërndajë paratë vendeve të tjera.

Edhe kur Komisioni Europian bën diçka gabim, menaxhon të shtojë fuqinë e tij. Komisioni mori në dorë udhëheqjen për të mos lënë mënjanë asnjë vend lidhur me vaksinat e Covid-19. Ndonëse devijoi disa debate, nuk siguroi plotësisht aq vaksina sa duheshin. Diplomatët fajësojnë ekzekutivët dhe jo idenë  e të paturit një komision në krye të një situatë të jashtëzakonshme.  Angela Merkel, akoma liderja më e fuqishme edhe kur nuk është prezente kërkoi që BE-ja dhe vetë KE-ja të kenë një rol më të madh në sistemin shëndetësor.

Planet afatgjate do të dërgojnë akoma më shumë fuqi në duart e Brukselit. Është shumë  e lehtë t’i shpëtosh nismës së Europës për tu bërë jeshil. Do të ngrejë në këmbë kontinentin siç ndodhi me  tregjet private rreth viteve 80’.

Për ta bërë Europën me klimë neutrale, nga viti 2050 Komisioni Europian do të shërbejë si rregullator për tregjet dhe industritë. Kjo gjë po ndodh ngadalë që tani. Nëse KE-ja do të vendosë që energjia bërthamore apo gazi janë pro klimës d të mjaftojë miratimi i vetëm një numri shtetesh.

Situata e tanishme favorizohet edhe nga udhëheqja e dobët e paraardhësit të von der Leyen, Jacques Delors. Ai rregulloi tregjet ne vitet 80’ dhe udhëhoqi rrugën drejt unifikimit të euros. Delors nuk drejtoi kurrë një shtet si Ursula.

Delors ishte i zhurmshëm, bërtiste për ëndrrën e tij të një Europe Federale dhe nuk pati kurrë fuqinë  e von der Leye, të cilën më shumë se aftësitë politike e ndihmuan rrethanat.

Shtetet e Europës po qëndrojnë sotto voce, nuk mund të flasin më tepër për integrimin. Të integrohesh fshehurazi nuk është gjë e mire, prandaj më mirë të bërtasësh.

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë