Biznes

Komisioni Europian ‘godet’ Apple: Gjobë 1.8 mld euro për abuzim me pozitën dominuese

Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së ka ‘goditur’ kompaninë Apple me një gjobë prej 1.8 mld eurosh, për abuzim me pozitën dominuese në tregun e aplikacioneve muzikore.

Komisioni njoftoi se ka gjetur se Apple ka kufizuar informacionin për përdoruesit e iOS, se mund të përdorin aplikacione të tjera, më të lira ose falas, përveç asaj që ofron Apple.

Pas lajmit, aksionet e Apple ranë me 1.6%.

KE hapi investigimin ndaj kompanisë amerikane pas një ankese nga Spotify, një aplikacion muzikor me origjinë suedeze, në vitin 2019.

Sjellja e Apple zgjati 10 vite dhe sipas Komisionit ka bërë që shumë përdorues të paguajnë shifra të larta parash, për shkak të tarifave të Apple.

Në një përgjigje të kujdesshme, Apple tha se Spotify do jetë ‘i fituari’ i kësaj situate, pasi ka takuar 65 herë me KE-në gjatë kohës së investigimit.

Apple tha se Spotify nuk paguan asgjë. Kjo për shkak se në vend që të shesë abonime në aplikacionin e tyre iOS, Spotify i shet ato përmes faqes së tyre të internetit. Apple nuk mbledh komision për këto blerje. Zhvilluesit gjatë viteve kanë folur kundër tarifës prej 30% të tarifave të Apple për blerjet brenda aplikacionit.

Spotify në një deklaratë e quajti vendimin e Komisionit "një moment të rëndësishëm në luftën për një internet më të hapur për konsumatorët"./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë