Politike

Komisionet hetimore për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, PD e Rithemelimit dhe PS caktojnë emrat

Dy komisionet hetimore për të cilat është rënë dakord mes PS-së dhe PD-së së Rithemelimit janë një hap larg ngritjes.  PD dhe PS kanë përcaktuar anetarët e dy komisioneve. Ata që i zbardhën të mërkurën pas mbledhjes së grupit ishin të djathtët   

Për nxjerrjen e të dhënave të TIMS, kryetar është caktuar Ervin Salianji ndërsa anëtarë do jenë Elda Hoti, Luan Baçi, Asllan Dogjani, Ramadan Lika, Lefter Gështenja dhe Xhelal Mziu

Ndërsa komisionin për koncesionet në shëndetësi do e kryesojë Albana Vokshi me anëtarë Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Sajmir Korreshi dhe Petrit Vasili.

Nga PS, nënkryetar do jetë socialisti Toni Gogu për të dhënat e sistemit TIMS, ndërsa për koncesionet në shëndetësi do të jetë Plarent Ndreca.

Të dhënat nga TIMS

Ervin Saljanji  - kryetar

Ramadan Lika

Lefter Gështenja

Xhelal Mziu

Elda Hoti

Luan Baci

Asllan Dogjani

Koncesionet në Shëndetësi

Albana Vokshi- kryetare

Zheni Gjergji

Ina Zhupa

Edmond Spaho

Sajmir Korreshi

Petrit Vasili

Zëvendësues Ilda Dhori/ Emilia Koliqi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë