Politike

Komisioneri Varhelyi bisedë me Bashën: Reformat duhet të vazhdojnë

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë me kreun e PD, Lulzim Basha. Zyrtari i lartë europian, Oliver Varhelyi në Twitter shkruan se me Bashën kanë rënë dakord që reformat duhet të vazhdojnë.
"Si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm, fola sot me Lulzim Bashën për rëndësinë e arritjes së Shqipërisë në marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e pranimit. Ne kemi rënë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. BE i qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër Coronavirus”, shkruan komisioneri Oliver Varhelyi .

https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1243186988024565761

Këshilli Europian dha dritën jeshile për cceljen e negociatave me Shqipërinë, duke vendosur plotësimin e 12 kushteve të reformës në drejtësi, asaj zgjedhore si dhe goditjen e krimit të organizuar. Gjithashtu KE kërkon rekorde për ndëshkimin e zyrtarëve dhe politikanëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë