Politike

Komisioneri për Zgjerimin mbështet anti-KÇK-në: Luftë kundër krimit!

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi,  ka mbështetur sot paketën anti-KÇK në një mëngjes pune në Bruksel, të mbajtur përpara konferencës së donatorëve.
Në konferencën e organizuar nga ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, Varhelyi, përgëzoi Shqipërinë për reformat dhe mbështeti operacionin kundër pasurisë së personave që dyshohet se i kanë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme.
"Diskutim në mëngjes me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ministrat e Jashtëm të BE-së, të organizuar nga Luigi di Maio. Diskutim i mirë mbi përparimin e reformat dhe solidaritetin e fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit përpara konferencës së sotme të donatorëve ndërkombëtarë. Jo vetëm që kanë plotësuar kushtet, por shpejtësia e reformave është shtuar. Përgëzoj operacionin OFL. Ngrirja e aseteve të të dënuarve tregon lidership në luftën kundër krimit" tha ai.

Mëngjes pune për Shqipërinë në Bruksel, Gazeta Si, 2020


Në takimin e mbajtur në Bruksel ishin të pranishëm komisionerë dhe ministra të jashtëm të vendeve të BE.
"Do doja t'u falenderoja të gjithëve. Që prej dhjetorit, shtetet anëtare dhe Komisioni janë angazhuar në një përpjekje për ta bërë procesin e integrimit më të besueshëm dhe për të rivendosur besimin e ndërsjelltë mes Ballkanit dhe BE-së. Pasi vizitova Shqipërinë në verë, sapo bëra një vizitë në Shkup, Prishtinë dhe Beograd. Ky diskutim na lejoi, sigurisht që të rinovonim konsensusin për parimet e së ardhmes, zgjerimin dhe konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit është në BE.”, tha Di Maio.
Pas përfundimit të takimit kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në faqen e tij në Facebook duke vlerësuar ministrin e Jashtëm italian dhe pjesëmarrësit në mëngjesin e punës për Shqipërinë. "Me mikun e çmuar, ministrin e jashtëm të Italisë, Luigi di Maio, komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe ministrat e jashtëm të BE në Bruksel" shkruan Rama.

Mëngjes pune për Shqipërinë në Bruksel, Gazeta Si, 2020

Krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Europian mbrëmjen e djeshme zhvilluan një takim joformal në Bruksel, në fokus të së cilit ka qenë perspektiva e zgjerimit të Unionit.

Në fjalën e tij, në përfundim të takimit, kryeministri Edi Rama tha se ka marrë një sinjal se rrugëtimi deri në çeljen e negociatave nuk do të jetë i lehtë, e ndërsa theksoi se uron që metodologjia e re të jetë një platformë mirëkuptimi nga shtete anëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë