Drejtësia

Komisioneri e çon në KPA, kreu i KLP: U habita, s’është vepruar kështu për raste analoge si Marsida Xhaferllari

Komisoneri publik ka ankimuar vendimin e KPK për ndërprerjen e procesit të Vetting-ut për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla duke e çuar çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Pas vendimit të komisionerit ka reaguar edhe kreu i KLP-së.

“Ju sqaroj shkurt në lidhje me ankimin që ka ushtruar Komisioneri Publik F.Ballhysa ndaj vendimit të KPK-së dhënë para disa ditësh për mua. Ajo ka qenë një procedurë e mbetur “pending” në zyrat e vetingut dhe duhej pushuar që para 5 vitesh kur iu drejtova me shkresë KPK-së. Unë jam shkëputur përpara 6 vitesh nga Gjykata e Lartë që kur isha Këshilltar Ligjor dhe u lirova nga detyra pasi përfundoi mandati i gjyqtarit me të cilin punoja. Pra s’duhet formim juridik të kuptosh që me largimin tim ligjor dhe jo dorëheqje nga Gjykata e Lartë, procedura e vetingut si këshilltar, duhej të pushohej pa një vendim përfundimtar pasi s’ka më objekt shqyrtimi dhe unë nuk gëzoj statusin e këshilltarit. Kur kam filluar në KLP si i zgjedhur nga Kuvendi, si përfaqësues i shoqërisë civile, kisha 15 muaj që isha shkëputur nga puna. Vendimmarrja e KPK-së edhe pse e vonuar është e drejtë. Ankimi i ushtruar nga Komisioneri më habiti pasi praktikat e tij me mosankim në raste analoge si psh M.Xhaferllari, D.Gjunkshi, etj., nuk lënë vend për të ushtruar ankim...”, thotë Balla


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë