Bota

‘Komandanti’, qeni i Bidenit ka kafshuar agjentët e Shërbimit Sekret në të paktën 24 raste

Gazeta Si- “Komandanti”, qeni pastor gjerman i presidentit amerikan Joe Biden, ka kafshuar njerëzit e Shërbimit Sekret në të paktën 24 raste në Shtëpinë e Bardhë dhe gjetkë.

Kjo u zbulua nga dokumentet e brendshme të USSS (Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara), të cilat CNN i ka parë.

Numri nuk përfshin incidentet që u raportuan nga administrata dhe punëtorët e tjerë në rezidencën e presidentit.

Dokumentet tregojnë se të paktën 24 incidente kafshimi kanë ndodhur midis tetorit 2022 dhe korrikut 2023, duke përfshirë kafshimin e anëtarëve të Shërbimit Sekret në kyçin e dorës, parakrahut, bërrylit, belit, gjoksit, kofshës dhe shpatullës.

Dokumentet nuk regjistrojnë domosdoshmërisht të gjitha incidentet që lidhen me qenin, pasi ato mbulojnë vetëm Shërbimin Sekret dhe jo të tjerët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë ose stafin në Camp David në Maryland.

Episodet e detyruan familjen presidenciale që të largonte qenin nga Shtëpia e Bardhë në tetor të vitit të shkuar.

Mediat amerikane zbulojnë se si situata ishte bërë një problem serioz për qindra agjentë dhe punonjës të tjerë që merreshin me Biden, aq sa Shërbimi Sekret në një moment u detyrua të ndryshonte taktikë në prani të “Komandantit”.

“Urdhri është t’i lihet më shumë hapësirë ​​qenit”, lexohet në një nga dokumentet e brendshme. Një paralajmërim që erdhi disa muaj para se të largohej pastori gjerman.

“Komandanti”, siç thurrej nga familja Biden, kishte mbërritur në Shtëpinë e Bardhë në Krishtlindjet e vitit 2021.

Qeni, i lindur më 1 shtator të atij viti, ishte dhuratë për ditëlindje nga vëllai dhe kunata e shefit të Shtëpisë së Bardhë, James dhe Sara Biden, më 20 nëntor.

Në të vërtetë, Bidenët kishin pasur probleme të ngjashme në t shkuarën me pastorin tjetër gjerman të tyre të quajtur “Major”, i cili ishte kthyer në shtëpinë e familjes në Ëilmington, në shtetin Delaware, pas disa sjelljeve agresive në Shtëpinë e Bardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë