Kolumbia, në vitin 2020, zvogëloi zonën e territorit të saj të pushtuar nga plantacionet e kokainës me 7%, por ende mbetet vendi kryesor prodhues i kokainës në botë.
Kështu del nga një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar së fundmi.
Sipas studimit, të botuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit (UNODC), vitin e kaluar shteti amerikanolatin kishte 143,000 hektarë plantacione të paligjshme të kokainës krahasuar me 154,000 hektarë në vitin 2019.
Sidoqoftë, “prodhimi i kokainës vazhdoi të rritet”, komentoi përfaqësuesi i UNODC, Pierre Lapaque, me rendimente më të larta të prodhimit, pavarësisht sipërfaqes së tkurrur.
Kolumbia ka arritur të ruajë kështu përparësinë e saj si vendi kryesor prodhues i kokainës përpara Perusë dhe Bolivisë. Vitin e kaluar, 1,228 tonë hidroklorat kokainë u prodhuan në vend, 8% më shumë se në vitin 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.