Njerez

Presidentja më “cool” e Botërorit

I kanë publikuar foto “hot” në rrjetet sociale, mbështet kombëtaren e saj në stadiume si një tifoze e thjeshtë, udhëton në klasin ekonomik në avion dhe gjithashtu zotëron 6 gjuhë të huaja, kjo është Kolinda Grabar-Kitaroviç, presidente e Kroacisë.

Që nga viti 2015 ajo është numri një i shtetit kroat, por më shumë e njohur në mediet ndërkombëtare është bërë gjatë këtij botërori “Rusi 2018”.

Fotot e saj në stadiume duke i përjetuar si një tifoze e çmendur ndeshjet e Kroacisë kanë bërë xhiron në rrjetet sociale.  Ajo nuk ka humbur asnjë ndeshje të Kroacisë në këtë kampionat botëror dhe pritet gjithashtu të jetë në sfidën gjysmë-finale që kjo skuadër do të luaj me Anglinë. Deri më tani Kitaroviç ka i ka sjellë fat skuadrës së vendit të saj, por nuk dihet nëse do të ketë aq shumë fuqi si “hajmali” për të mundur edhe Anglinë.

Kolinda Grabar-Kitaroviç duke mbështetur Kroacinë në stadium

Nuk ka tërhequr vëmendjen vetëm mënyra se ai ajo bën tifo për skuadrën e saj kombëtare, por edhe thjeshtësia me të cilën ajo sillet. Pas ndeshjes me Rusinë, ku kroatët dolën fitimtarë, presidentja Kitaroviç ka zgjedhur që në kthim të udhëtojë bashkë me tifozët në klasin ekonomik të avionit. Gjatë gjithë fluturimit presidentja kroate ka qenë duke festuar me tifozët për këtë sukses të madh të ekipit kombëtar.

Presidentja duke festuar me tifozë në avion

Gjithë kësaj paraqitje të saj në Kupën e Botës “Rusi 2018”, nëse do i shtonim edhe fotot që kanë qarkulluar më herët në rrjetet sociale, ku ajo shfaqet me rroba banjo duke ekspozuar linjat e saj, mund të na çojnë lehtë në përfundimin, se Kolinda Grabar-Kitaroviç është presidentja më “cool” në këtë kampionat botëror.

Kolinda Grabar-Kitaroviç

Por në fakt për të nuk mund të flitet vetëm për performancën në rrjetet sociale të ditëve të fundit, apo për mënyrën se si bën tifo për kombëtaren kroate, pasi Kolinda Grabar-Kitaroviç ka hyrë në histori si e para presidente femër e Kroacisë. Ajo ka qenë studente e Universitetit të Harvadit në SHBA dhe zotëron në nivele të kënaqashme 6 gjuhë të huaja. Kitaroviç përpara se të bëhej presidente ka qenë ministre e Jashtme e Kroacisë dhe kishte shërbyer gjithashtu si ambasadore e vendit të saj në SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë