Ekspozite

Koleksionisti Kinsey, ose t’u mësosh brezave atë që historia ka fshirë

Koleksionisti më i famshëm i artit afrikano-amerikan është duke përdorur të kaluarën për të një të ardhme më të mirë. Për më shumë se 40 vjet, Bernard dhe Shirley Kinsey kanë grumbulluar një nga koleksionet më të mëdha private të pikturave, letrave, librave dhe objekteve të tjera për t’u mësuar brezave të ardhshëm atë që historia ka fshirë.

Bernardn Kinsey lindi për të qenë mësues. Ai u shkollua në universitetin më të mirë në Florida dhe në vitin 1941 u bë mësues në shkollën e mesme në të njëjtin vend. Ai dhe mësuesit e tjerë paditën bordin e shkollës, ku punonin  në mënyrë që studentët me ngjyrë të mund të ndiqnin mësimet njësoj si gjithë të tjetët dhe gjithashtu luftuan për pagë të barabartë për mësuesit me ngjyrë. Betejen e fitoi Kinsey dhe me këtë hyri në histori.

Kinsey zotëron një kopje origjinale të përmbledhjes nga çështja historike e Gjykatës Supreme, 1954, e cila vendosi që arsimi "të ndarë-por-të barabartë" ishte antikushtetues dhe u bë një nga shtyllat e lëvizjes për të drejtat civile. Kopja është pjesë e Koleksionit Kinsey, një depo e jashtëzakonshme e artit, librave, dokumenteve dhe objekteve që i japin pamje Amerikës së errët nga 1595 deri më sot.

 Kinsey së bashku me gruan e tij, Shirley filluan të mbledhin objekte afrikano-amerikane për të mbushur boshllëqet në njohuritë e djalit të tyre Khalil për historinë e errët të njerëzve me ngjyrë.

 "Ne pamë që Khalil nuk po merrte arsimin e duhur pasi lidhej me ngjyrën e tij dhe për pasojë u detyruam të bënim dicka vetë e ai të  ishte në dijeni të historisë.” u shpreh Kinsey.

 Synimi i tyre për t’i treguar djalit se familja e tyre ishte më shumë sesa ajo që tregohej kudo tejkaloi cdo pritshmëri pasi koleksioni është parë nga rreth 15 milionë shikues nga Ëashington D.C

Të njohësh  bashkëshortët Kinseys të cilët kanë qenë të martuar për 53 vjet është të kuptosh që dashuria e tyre ishte një partneritet që në fillim. Ata u takuan në një protestë për të drejtat civile të vitit 1963. Shirley ishte arrestuar dhe Bernard ishte pjesë e një grupi studentësh të Universitetit A&M në Florida duke shpërndarë furnizime për protestuesit e burgosur.

Pasi Shirley vuajti dënimin e saj tre-ditore, çifti shkoi në të njëjtën punë ku qëndruan bashkë për shumë kohë.

"Miqtë e mi më thonin që ai më donte para se  vetë ai të ma tregonte," kujton Shirley Kinsey, tani 74 vjeç.

Gjatë gjithë jetës së tij, Bernard Kinsey ka kërkuar të lartësojë përvojën e njerëzve me ngjyrë dhe ka mbrojtur këdo qe ka pasur nevojë për avokat. Pasi u diplomua, punoi në Shërbimin e Parqeve Kombëtare në vitin 1966, një nga të parët afrikano-amerikanë të punësuar në agjencinë federale. Në 1991 një tjetër incident i dhunës racore  ndodhi Los Anxhelos dhe aktivistët të të drejtave civile në të gjithë vendin ku dhe u rrah brutalisht nga policia Rodney King.

Megjithëse King mbijetoi dhe më vonë, mori 3.8 milion dollarë për plagët që mori, oficerët e përfshirë në sulm të cilët u panë në video u liruan dhe qyteti shpërtheu në dhunë.

Kinsey iu përgjigj tragjedisë duke gjetur edhe një herë një mënyrë për të ngritur lart komunitetin lokal të njerëzve me ngjyrë.

"Pas trazirave u dogjën ndërtesa, 50 njerëz u vranë dhe policia po qëllonte  me plumba të vërtetë, asgjë afër asaj që ne po shohim tani dhe ishte e pabesueshme, gjithçka që mund të mendonit ishte zhdukur. Ne duhej t'i kthenim ato biznese dhe ata nuk donin të ktheheshin sepse kishin humbur aq shumë,” shprehet Kinsey.

Ai filloi me atë që dinte të bënte më mirë, të bënte kërkesa që ishin në favor të njerëzve me ngjyrë dhe kërkoi mbështetjen e gjithë komunitetit. Ri-investimi në komunitet tashmë mori formë dhe falë kësaj njerëzit u qetësuan e  "Miti i mungesës" përshkoi të gjitha aspektet e jetës amerikane.

 Nga korporatat në Shtëpinë e Bardhë, ekziston një ide që njerëzit e zi janë të padukshëm. Mitet tregojnë që "Zezakët nuk janë pjesë e dialogut, figurës, narracionit të këtij vendi". Arti dhe artefaktet në koleksionin Kinsey zbulojnë gjerësinë dhe thellësinë e udhëtimit të njerëzve me ngjyrë  dhe ofrojnë pasqyrë dhe shpresë për tejkalimin e racizmit sistemik të Amerikës.

"Më pëlqen të shoh çështjen e jetës së zezë sepse tregon se kemi agjenci. Qytetarët me ngjyrë nuk vlerësohen t në të njëjtin nivel me qytetarët e bardhë dhe ne e dimë shumë mirë këtë gjë," thotë Kinsey.

Ndërsa lufta për drejtësi dhe barazi ka vazhduar, Kinsey thotë se kurrë nuk ka parë një reagim kaq të madh sa protestat e fundit.

"Shpresoj që ne do të jemi në gjendje të arrijmë reformën e policisë. Unë e dua atë që shoh sepse ka kaq shumë njerëz të përfshirë në këtë luftë në të gjithë botën," thotë Kinsey.

 Ndërsa komunitetet në mbarë botën zgjohen në luftërat me të cilat përballen njerëzit me ngjyrë, Kinsey beson se një pjesë e mënyrës se si Amerika shëron është përmes artit dhe duke rimarrë narracionin që pozicionon njerëzit me ngjyrë.

Ai tregon se vite para vrasjes së George Floyd, ishte piktura e Phoebe Beasley në 1973 që mbahej si dhuna që mishëroi mllefin dhe dëshpërimin e përvojës së shumë të rinjve me ngjyrë.

"Protestat janë thjeshtë reflektimi i të rinjve që kuptojnë se ata janë nën rrethim, por nuk dinë ta artikulojnë atë në mënyra të tjera,” shton ai.

 Përmes punës dhe koleksionit të tij, Bernard Kinsey shpreson që njerëzit  me ngjyrë  do të vazhdojnë të ushtrojnë profesionet që ata duan, pa pasur frikë nga askush.

Burimi: Forbes/ Përktheu Gazeta “Si”

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë