Sport

KOKSH akordon 8 bursa për talentet kuqezi në disiplina të ndryshme

Gazeta Si – Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka firmosur së fundi kontrata për bursat që u ofrohen sportistëve të rinj të talentuar në disiplina të ndryshme. Bëhet fjalë për 8 bursa, që i kanë përfituar sportistë të moshës 15-17 vjeç, pas rezultateve premtuese të arritura në sportet që ushtrojnë.

Kjo është një formë nxitjeje nga ana e KOKSH-it për kata talente, që në të ardhmen mund t’i sjellin Shqipërisë medalje nga aktivitet ndërkombëtare.

Sportistet e rinj qe kane perfituar bursa. Gazeta Si, 14 prill 2023

Janë sportistë të 7 disiplinave të ndryshme, ku vetëm peshëngritja përfaqësohet me dy talente, Ertjan Kofshën dhe Enkileda Carjan. Bursë kanë përfituar edhe Alesia Dauti në atletikë, Kejdi Kalaja në pingpong, Ernest Merdanaj në Taekuondo, Nelia Kabetaj në çiklizëm dhe Gresi Bajri në tenis.

Po ashtu, bursë ka përfituar edhe skiatorja italiane që garon për flamurin shqiptar, Lara Koluturi. Pak kohë më parë ajo është nderuar me një çmim mirënjohje nga nga kryeministrit Edi Rama, në një ceremoni të organizuar edhe për disa sportistë të tjerë fitues medaljesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë