Politike

"Kokë më kokë" për tre orë, Kurti dhe Mustafa sërish pa marrëveshje!

Edhe pse u mbyllën kokë më kokë për tre orë, Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë arritur as sot një marrëveshje për formimin e qeverisë së Kosovës.

Ky ishte takimi i parë i kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atij të Vetëvendosje për vitin 2020 dhe vjen një ditë pasi Kurti u takua me presidentin Hashim Thaci për të marrë mandatin si kryeministër.

Ky takim i dha atij 15 ditë afat për të formuar qeverinë dhe duke parë takimin e gjatë me Mustafën, Kurti duket se nuk është i gatshëm të humbasë kohë.

Dy liderët u takuan rreth orës 15 në ambjentet e Kuvendit të Kosovës, pas një pauze disa javore për shkak të përplasjeve të shumta rreth presidentit të ardhshëm të Kosovës,

 Para mediave, shkurtimisht, Mustafa ka lënë të nënkuptohet se nuk ka arritur marrëveshje për koalicion. Por ai ka lënë vend për optimizëm, duke thënë se do të takohet sëris hnesër me Kurtin.

“Nuk jemi ndarë të hidhëruar me Kurtin, do të takohemi sërish nesër”, ka thënë Mustafa. Kreu i LDK-së mësohet se ka bërë një hap të madh pas, duke u tërhequr nga kërkesa për postin e presidentit. Kjo cështje ka mbajtur peng deri më tani negociatat, pasi Kurti nuk ka pranuar që  LKD-ja të marrë postin e presidentit.

Por tanimë negociatat duken se janë kthyer në “pikën zero” pasi Mustafa ka kërkuar vetëm një nga karriget e zv/kryeminisrit dhe atë të kryetarit të Kuvendit,

Por problemi është Kosova ka tanimë një kryeparlamentar, i cili u zgjodh nga gjatë konsituimit të Kuvendit të Kosovës.  Për të gjithë ishte një surprizë që kryetar i Kuvendit u zgjodh përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i cili i komplikoi bisedimet VV-LDK.

Sipas zyrtarëve të LDK-së, ata  nuk ishin dakorduar paraprakisht me Vetëvendosjen për kreun e Kuvendit. Ishte pikërisht ky hap ai që ktheu të gjitha bisedimet për koalicion qeverisës në pikën zero.

“Janë hedhur poshtë të gjitha diskutimet paraprake. Situata ka ndryshuar dhe të gjitha duhet të diskutohen brenda tavolinës së bisedimeve me partinë fituese të zgjedhjeve”– thotë Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demorkratikë të Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë