Lajme

Kokainë në lokalet e natës, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Në operacionin e koduar me emrin “Stok” policia ka arrestuar një 43 vjeçar në Tiranë, i cili sipas policisë është furnizues i lokaleve të natës me droga të rënda. Saimir Rexha është arrestuar në flagrancë me lëndë narkotike të llojit kokainë.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ka marrë informacione nga burime të ndryshme se shtetasi Saimir Rexha, merrej me veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë (shitur) lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” në sasi të konsiderueshme (100-200 gramë) me porosi, e destinuar për t’u shitur në lokalet e natës në Tiranë”, sqaron policia.

Ishin këto informacione që shtynë Blutë e kryeqyteti të ndalonin rreth orës 19.30, në rrugën “Marko Boçari”, 43-vjeçarin.

“Nga kontrolli i ushtruar në trup, i është gjetur një qese me një sasi lëndë të dyshuar narkotike, gjithsej 183.2 gramë kokainë.Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe tre armë të ftohta, thika”, bën të ditur policia.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë