Lajme

Kokaina në Durrës, Rama: Dyshime të arsyeshme se ka lidhje me zyrtarë të lartë të PD

Kryeministri Edi Rama deklaron se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me 613 kg kokainë që u kap në Durrës.

Në një interviste në “ABC News”, duke iu përgjigjur pyetjes këmbëngulëse të gazetares, Rama tha se kjo eshte arsyeja edhe e acarimit të PD pas arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani.

“Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim. Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Pyetjes nësë ishin dyshime apo informacione, Rama I dha këtë përgjigje

“Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova. Në rastin konkret të kokainës, lidhjet janë shumë të forta dhe janë shumë lart dhe kanë lidhje me pushtetin e dikurshëm që është opozita e sotme”- deklaroi Kryeministri dhe më tej shtoi se nuk është si kundërshtarët e tij, që e kanë në kulturë shpifjen: “Nuk mund të jem më i qartë, sepse unë nuk hyj tek njerëzit, si kundërshtarët e mi, që e kanë në kulturë shpifjen apo transmetimin e një informacioni me një akuzë të drejtpërdrejtë publike. Unë nuk e bëj këtë, nuk e kam bërë asnjëhere dhe nuk kam ndër mend ta bëj. Por di të them se në rastin e kokainës ka dyshime të arsyeshme të lidhura me informacione që të çojnë shumë lart në hierarkinë e pushtetit të shkuar”- tha Rama për ABC News.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë