Futboll

Kohë lamtumirash te Bajern, Juve dhe Barcelona. Bigët e Europës lirojnë vendet

Gazeta Si – Vëmendja kryesore është tek afrimet, por në të njëjtën kohë klubet e mëdha europiane duhet të shesin për të siguruar të ardhura, si dhe për të liruar vendet.

Bajern Mynih ka vendosur të ndajë rrugët me Zhoao Kanselo dhe Dalei Blind. Futbollisti portugez do të kthehet te Mançester Siti, pasi klubi bavarez nuk do ta blejë kartonin e tij. Blind u bashkua me Bajernin në janar, duke firmosur vetëm për 6 muaj dhe klubi gjerman vendosi të mos rinovojë me të.

Kanselo gjate nje ndeshjeje me Bajernin. Gazeta Si, 1 korrik 2023

Një largim i rënësishëm edhe te Juventusi. Kolumbiani Juan Kuadrado i ka dhënë lamtumirën klubit torinez pas 8 sezonesh me fanellën bardhezi. “Histori e një dashurie të madhe. Kemi fituar dhe gëzuar bashkë, duke kaluar të bashkuar momentet e vështira”, - shkruan Kuadrado, i cili ka falënderuar tifozët dhe klubin për mbështetjen.

Lojtari anësor ka luajtur 314 ndeshje me fanellën e Juventusit dhe ka fituar 11 trofe.

Barcelona ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me një kampion bote, francezin Umtiti. Lojtari nuk pati hapësira sezonin e fundit dhe kaloi në huazim te Leçe, ndërsa tani ai duhet të gjejë një skuadër të re për të vazhduar karrierën, pasi nuk do të jetë më pjesë e katalanasve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë