Njerez

Koha që fëmijët kalojnë në internet është dyfishuar

Sipas një studimi, të rinjtë kalojnë dy herë më shumë kohë në internet sesa kalonin 4 vite më parë. Hulumtimi i kryer nga “Common Sense Media”, një organizatë jofitimprurëse që studion ndikimin e teknologjisë tek të rinjtë, tregoi se fëmijët 8-12 vjeç kalojnë rreth 4 orë e 44 minuta në rrjete sociale dhe televizion çdo ditë. Ndërsa adoleshentët kalojnë rreth 7 orë e 22 minuta, duke mos përfshirë kohën që kalojnë në internet për detyrat e shkollës. Njëjtë si shqetësimi i prindërve, është rritur edhe koha që fëmijët kalojnë në internet.
“Gjithnjë e më shumë adoleshentët po i kushtojnë rëndësi rrjeteve sociale dhe prindërit nuk po gjejnë një zgjidhje për këtë çështje,” tha Michael Rob, një bashkëautor i studimit.
Duke bërë një krahasim, organizata zbuloi se në vitin 2015, të shikuarit e një videoje për adoleshentët ishte një argëtim i pallogaritshëm, ndërsa tani bën pjesë në aktivitetet ditore të preferuara të adoleshentëve. Sot videot në internet zënë vendin e parë.
Kufizimi i kohës që kalojnë të rinjtë tashmë është kthyer një problem i madh për prindër por dhe midis komunitete që kryejë raporteve përsa i takon ndikimit të teknologjisë në shëndetin mendor të adoleshentëve. Në prill, Organizata Botërore e Shëndetit nxori udhëzime se sa shpesh prindërit duhet të kontrollojnë fëmijët e tyre për kohën që kalojnë në rrjete sociale apo internet.

Në rekomandimin e OBSH thuhej se fëmijët në moshën 2 deri në 4 vjeç nuk duhet të qëndrojnë aspak në internet, ndërkohë që kompania YouTube po arrin një audiencë globale deri në 2 miliadë njerëz.
Kompania thotë se prindërit janë të informuar për kohën që kalojnë fëmijët e tyre në aplikacion nëpërmjet opsionit që YouTube ka nxjerrë kohët e fundit mbi kufizimin e përdorimit dhe YouTube Kids, e cila ka video informuese dhe argëtuese për fëmijë.
“YouTube Kids është krijuar për t’u ofruar fëmijëve një “tokë të tyren” dhe është ajo që u rekomandojmë prindërve gjatë gjithë kohës,” shprehet Farshad Shadloo, një zëdhënës i YouTube.
Por ekspertë të ndryshëm janë shprehur se përkundër premtimeve të kompanisë, ka imazhe të dhunshme në YouTube, referenca të drogës, gjuhë raciste dhe video me përmbajtje seksuale që shikohen nga fëmijët. Michael Robb tha që përqindja e të rinjve e të anketuar të cilët thanë se përdorin vetëm YouTube Kids, në krahasim me aplikacionin YouTube, ishte shumë i vogël.
Në raport theksohej gjithashtu se 53 përqind e fëmijëve të anketuar në moshën 11 vjeç, kishin telefonat e tyre dhe kjo shifër vazhdon të rritet çdo vit.
James Steyer, shefi ekzekutiv i organizatës, tha se kompanitë duhet të bëjnë diçka për të ndaluar këtë fenomen. Ai u shpreh se koha që kalojnë fëmijët në internet ndikon në zhvillimin e tyre emocional dhe shoqëror, në mënyrën se si ata formojnë marrëdhënie, si e identifikojnë veten dhe sa janë të ekspozuar ndaj gjuhës së urrejtjes dhe dhunës.
“Kjo është thelbësore për strukturën e jetës sonë dhe veçanërisht për jetën e fëmijëve tanë,” shprehet Steyer. /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë