Teknologji dhe Inovacion

Koha e kaluar në video lojëra nuk ka asnjë lidhje me nivelet e mirëqenies mendore

Një studim i 39,000 lojtarëve të video lojërave ka gjetur "pak ose aspak prova" se koha e kaluar duke luajtur ndikon në mirëqenien e tyre.

Lojtari mesatar duhet të luajë 10 orë më shumë se zakonisht në ditë për të vërejtur ndonjë ndryshim. Dhe arsyet për të luajtur kishin shumë më tepër gjasa të kishin një ndikim.

Mirëqenia u mat duke pyetur për kënaqësinë nga jeta dhe nivelet e emocioneve si lumturia, trishtimi, zemërimi dhe zhgënjimi.

Rezultatet e studiuesve nga Oksfordi kundërshtojnë një studim të vitit 2020.

I kryer nga i njëjti departament në Institutin e Internetit të Oksfordit, por me një grup më të vogël lojtarësh, studimi i vitit 2020 kishte sugjeruar se ata që luanin më gjatë ishin më të lumtur.

“Logjika tregon se ato që kanë më shumë kohë të lirë për të luajtur video lojëra, ndoshta janë më të lumtur”, tha Profesor Andrew Przybylski, i cili ka punuar në të dyja studimet.

“Por ndryshe nga sa mund të mendojmë për lojërat që janë të mira apo të këqija për ne, ne gjetëm, në këtë studim të fundit, prova mjaft bindëse se sa shumë luan nuk ka asnjë ndikim në ndryshimet në mirëqenien.

“Nëse lojtarët po luanin sepse donin, ata prireshin të ndiheshin më mirë”.

Në Kinë, fëmijët lejohen të luajnë vetëm një orë në ditë, të premteve, të shtunave dhe të dielave.

Por shumë lojtarë në mbarë botën thonë se loja i ndihmon në shëndetin e tyre mendor.

Mike Dailly, i cili krijoi Lemmings dhe Grand Theft Auto, tha se përfitimet ishin të ndryshme.

“Si çdo gjë në jetë, është një ekuilibër. Kaloni 24 orë në ditë duke luajtur, kjo nuk është mirë. Kaloni 24 orë në ditë duke ngrënë ose duke ushtruar, kjo përsëri nuk është mirë. Ama nëse i bën të gjitha në periudha të shkurta, je më i lumtur”.

Studimi u botua në Royal Society Open Science.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë