Propozim i SI

Koha e çuar dëm? Ndryshe nga çfarë mendonim, është produktive

Disa njerëz e konsiderojnë si joproduktive kohën e kaluar "duke mos bërë asgjë", por studime të ndryshme vërtetojnë të kundërtën. Për shembull, Albert Ajnshtajnit i pëlqente të ëndërronte dhe imagjinonte një valë drite, gjendje që në fund të fundit e çoi atë të krijonte teorinë e famshme. Charles Darwin gjithashtu praktikoi këtë metodë dhe përdori të ashtuquajturën "rrugën e tij të të menduarit" për t'u zhytur në mendimet e tij dhe për të reflektuar.
Këtu keni disa teknika që tregojnë se "koha e quar dëm" në të vërtetë ju ndihmon të zhvilloheni.
Ajnshtajni doli me "eksperimente mendimi"
Për shembull, për teorinë e tij, ai kreu eksperimente imagjinare. Teoritë e tij më të famshme, të cilat krijuan themelin e fizikës moderne, ishin vetëm një pjesë e imagjinatës së tij! Ne mund të ndjekim shembullin e Ajnshtajnit dhe të kryejmë eksperimente në kokën tonë, si të imagjinojmë të gjitha opsionet e mundshme dhe rezultatet e një situate të caktuar dhe të pyesim veten, "Nëse e bëj atë, çfarë do të ndodhë?"

Imazh ilustrues

Lëreni mendjen tuaj të endet
Krijojini vetes kohë. Duhet të gjeni kohë për të menduar dhe analizuar se ku jeni në jetë, kuptoni nëse jeni të kënaqur me qëllimet tuaja dhe identifikoni cilat janë planet tuaja të ardhshme.
"Thjesht ëndërroni. Kjo mund t'ju bëjë më produktiv kur jeni të detyruar të merreni me situata jo të zakonshme ose të gjeneroni ide krijuese" thotë Fiona Kerr nga Universiteti i Adelaidës.
Bëni pyetje vetes
Për disa njerëz, të kalosh 2 orë në Facebook duket normale, por të ulesh në kolltuk 2 orë në ditë për reflektim është shumë e tepërt. Nëse ju doni të bëni diçka për veten, uluni, merrni një stilolaps dhe një fletore dhe përgjigjuni disa pyetjeve si: "Cilat qëllime kanë apo nuk i kam arritur?", "A mund ta shpejtoj procesin e arritjeve së qëllimeve të mia?", "A ndihem e frymëzuar?" ose "Ku e shoh veten në 6 muajt e ardhshëm?"

Imazh ilustrues

Shëtisni dhe shijoni natyrën
Një shëtitje vetëm në një park është një mënyrë e shkëlqyeshme për të menduar mirë për gjërat për të cilat zakonisht nuk kemi kohë. Sipas një studimi, kalimi i kohës në natyrë është gjithashtu i shkëlqyeshëm për shëndetin mendor të dikujt, rrit kreativitetin dhe rrit zgjidhjen e problemeve.
Shkruajini vetes letër
Shkrimi i letrave është shumë terapeutik. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të menduar në veten e tretë, për të vëzhguar mendimet dhe ndjenjat tuaja si dikush tjerër, të bëni konkluzione të reja jo të dukshme dhe të shikoni në të kaluarën dhe në të ardhmen.
Hulumtimet nga Universiteti Northwestern kanë treguar që të shkruash mendimet e tua për të ardhmen e largët është shumë më e dobishme sesa të mos i shkruash ato. Kjo mund t'ju shtyjë të shihni se çfarë duhet bërë për të arritur qëllimet tuaja dhe t'i përmbaheni asaj që keni shkruar.
Bonus: 2 orë në javë është një investim i denjë.
Zat Rana, një gazetar, bëri një eksperiment duke bërë "rregullin 2 orësh" bazuar në zakonet e shkencëtarëve dhe filozofëve të suksesshëm dhe tregoi se eksperimenti kishte rezultate të mëdha. Çdo javë, ai kalonte 2 orë vetëm duke ndenjur. Ai më vonë tregoi se 2 orë ishin shumë pak kur mendon përfitimin e madh që merr dhe se padyshim është një investim më i mirë në kohë sesa të qëndrosh nëpër rrjete sociale!

Burimi: BrightSide. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë