Njerez

Kofi Annan, një jetë për t’u kremtuar

Një jetë e jetuar mirë. Një jetë që ia vlen të kremtohet! Me këto fjalë një zyrtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se ish- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan është ndarë nga jeta ditën e shtunë, në moshën 80 –vjeçare.“Sot,  ne vajtojmë humbjen e një njeriu të madh, një lideri dhe një vizionari” , shkruan në një postim në Twitter Agjencia  e Migracionit të Kombeve të Bashkuara

Annan, ishte i pari afrikan i zi, në rolin e një diplomati të lartë botëror, duke shërbyer në dy mandate, nga viti 1997 deri më 2006 –ën. Më vonë, ai shërbeu si i dërguar special i Kombeve të Bashkuara në Siri, duke udhëhequr përpjekjet për të  gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin.Annan, i cili kishte lindur në Ganë, ishte i pari që u ngrit brenda rangjeve të stafit të Kombeve të Bashkuara.Ai ishte anëtar i Pleqësisë, një grup liderësh  që punojnë për të drejtat e njeriut, qysh prej themelimit në vitin 2007. Në vitin 2013, ai u bë kryetari i saj.Annan u nderua me Nobelin e Paqes së bashku me Kombet e Bashkuara në vitin 2001 , “për veprimtarinë e tyre për  një botë më të mirë organizuar dhe më paqësore.”

Kofi Annan në aeroportin e Rinasit, pritet nga presidenti Rexhep Mejdani, 20 maj 1999. 

Më 20 maj të vitit 1999, në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan vizitonte Shqipërinë. Pas pritjes në aeroportin e Rinasit nga presidenti i asokohe Rexhep Mejdani, Annan udhëtoi drejt qytetit të Kukësit për të vizituar kampet e refugjatëve të ikur nga lufta në Kosovë.“Kam dëgjuar histori prekëse nga kosovarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”, do të thoshte asokohe ai, ndërsa shprehej se duheshin bërë “përpjekje të mëdha për të gjetur një zgjidhje politike ndaj krizës.

I lindur në seksionin Kofandros të Kumasit në Gjirin e Artë, (Gana e sotme), si  Kofi Atta Annan , ai studioi shkenca ekonomike në  Kolegjin Macalester, marrëdhënie ndërkombëtare në Institutin e  Gjenevës dhe menaxhim në MIT. Ai iu bashkua Kombeve të Bashkuara më 1962 –shin, ndërsa punonte në zyrën e Gjenevës për Organizatën Botërore të Shëndetit.

Ai punoi në disa kapacitete në Zyrat Qendrore të Kombeve të Bashkuara, duke shërbyer si  Nënsekretar i Përgjithshëm për ruajtjen e paqes,  mes marsit të vitit 1992 dhe dhjetorit 1996. Ai u  caktua si Sekretar i Përgjithëm më 13 dhjetor të vitit 1996, nga Këshilli i Sigurisë dhe më vonë u konfirmua nga Asambleja e Përgjithshme, duke u  bërë kështu i pari mbajtës i kësaj detyre,  i zgjedhur nga vetë stafi i Kombeve të Bashkuara. U rizgjodh për një mandat të dytë më 2001 –shin dhe u pasua nga Sekretari i Përgjithshëm Ban-Ki-Moon, më 1 janar të vitit 2007.

Kofi Annan dhe Ban Ki-Moon

Baba i tre femijëve, Annan vetë kishte lindur në një prej familjeve aristokrate të vendit të tij, ku  të dy gjyshërit dhe ungjit ishin kryetarë fisesh. Kofi në gjuhën fisnore të Akanëve dot të thotë ‘E Premte’, një traditë e  vjetër për t’u vënë emra  fëmijëve, sipas ditëve të javës. Annan fliste rrjedhshëm gjuhën angleze, frënge, akane, kru dhe disa gjuhë të tjera afrikane.

Kur Sekretari  i Përgjithshëm  Boutros Boutros-Ghali  themeloi Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse më 1992-shin, Annan u caktua për departamentin e ri si zëvendës i Nënsekretarit  të Përgjithshëm Marrick Goulding.  Ai u caktua të zëvendësonte Gouldin-in, në mars të vitit 1993. Ai ishte Kreu paqeruajtës gjatë betejës së Somalisë dhe kolapsit të misionit paqeruajtës UNOSOM II , si edhe gjatë gjenocidit të Ruandës më 1994-ën. Annan shërbeu si Nënsekretar i Përgjithshëm nga marsi i vitit 1994 deri më tetor të vitit 1995.

Sekretari i Përgjithsëm i OKB U Kofi Annan  takohet me  Ibrahim Rugovën, lideri i Pavarësisë së Kosovës , më 1 qershor    1998 në selinë e OKB-së, në Nju Jork. Fotot   Stan HONDA / AFP 

Ai  u caktua si Përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm në Ish-Jugosllavi, duke shërbyer atje për  pesë muaj përpara se të kthehej në detyrat e tij si Nënsekretar i Përgjithshëm, në prill të vitit 1996. Më 29 gusht 1995, ndërsa Boutros-Ghali nuk mund të arrihej në linjë telefonike gjatë një fluturimi, Annan udhëzoi zyrtarët e OKB-së të “hiqnin dorë për një periudhë kohe  nga autoriteti i tyre për të vënë veton në sulmet ajrore në Bosnjë”. Kjo lëvizje i lejoi forcave të NATO-së të kryenin Operacionin e Forcave Shpëtuese dhe e bënë atë të preferuar të Kombeve të Bashkuara.Sipas Richard Holbrooke –ut, “Performanca e stuhishme” e Annan-it i bindi Kombet e Bashkuara se ai mund të ishte një zëvendësues i mirë i  Boutros-Ghali –t.

Sekretari i Përgjithshë i OKB  Boutros Boutros-Ghali  dhe asokohe Nënsekretari për Ruatjen e Paqes,  Kofi Annan 16 dhjetor 1996.

Si Sekretar i Përgjithshëm, Annan reformoi burokracinë e Kombeve të Bashkuara; punoi për të luftuar virusin HIV, veçanërisht në Afrikë dhe prezantoi Kompaktin Global të Kombeve të Bashkuara. Ai është kritikuar se nuk ka zgjeruar Këshillin e Sigurisë dhe është përballur me thirrje për dorëheqje pas një hetimi në Programin Naftë për Ushqim.

Pasi u largua nga Kombet e Bashkuara, ai themeloi më 2007 –ën Fondacionin Kofi Annan, për të punuar në zhvillimin ndërkombëtar. Më 2012 –ën, Annan ishte një Përfaqësues i Përbashkët i Kombeve  të  Bashkuara  dhe  Ligës Arabe për Sirinë, për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjejje për konfliktin atje.

Annan  hoqi dorë pasi u zhgënjye nga   mungesën e përparimit të Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e  konfliktit. Në shtator të vitit 2016, Annan u caktua të udhëhiqte komisionin e Kombeve të Bashkuara për të hetuar  krizën Rohinga. Kofi Annan vdiq në mëngjesin e 18 gushtit të 2018 –ës, në një spital të Zvicrës pas një sëmundjeje të shkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë