Njerez

Klubi ishullor, fanellë speciale për të ndihmuar fëmijët e varfër në Nikaragua

Është koha për të bërë dhurata dhe bamirësi. Duhet vetëm pak iniciativë, si te Kaljari, që do të zbresë në fushë për ndeshjen me Xhenoan me një fanellë speciale. Një iniciativë e klubit sard për të festuar Krishtlindjet me tifozët, që ka si qëllim bamirësinë.

Në “Sardegna Arena”, lojtarët e Kaljarit do të veshin një fanellë të veçantë, e prodhuar në një numër të limituar, me një kapele krishtlindjesh mbi logon tradicionale të klubit. Në fund të ndeshjes, mbi fanella do të jenë autografët e futbollistëve të Kaljarit dhe prej datës 27 dhjetor ato do të dalin në ankand në platformën “CharityStars”, në mbështetje të shoqatës “Los Quinchos”, që ka projekte për fëmijët e rrugës në Nikaragua, që pa pasur një familje, jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme.

https://twitter.com/CagliariCalcio/status/1077466473407275010

Gjithë të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e fanellave të bëra enkas për ndeshjen me Xhenoan, do të shkojnë për këta fëmijë. Një iniciativë për t’u përshëndetur kjo e klubit ishullor italian, që me këtë veprim ka dhënë një shembull të bukur edhe për klubet më të mëdha jo vetëm në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë