Futboll

Klubi i Premier Ligës largon trajnerin 4 ditë para nisjes së kampionatit

Gazeta Si – Befasi në Premier Ligë vetëm 4 ditë para nisjes së kampionatit. Volverhemptoni dhe trajneri Julen Lopetegui kanë arritur një akord për mbylljen e bashkëpunimit. Spanjolli e kishte marrë drejtimin e kësaj skuadre në shtator të 2022-shit dhe e ndihmoi që të qëndronte në Premier Ligë.

Lopetegui kishte divergjenca me drejtuesit në lidhje me disa argumente dhe kjo bëri që palët të preferonin një zgjidhje ‘miqësore’ të kontratës, sipas asaj që ka bërë me dije klubi anglez.

Julen Lopetegui. Gazeta Si, 9 gusht 2023

Ish-trajneri i Portos, Real Madridit dhe Seviljes ka mbetur i zhgënjyer nga merkatoja e verës, ku janë laqrguar disa lojtarë shumë të rëndësishëm, si portugezi Ruben Neves (Al-Hilal), anglezi Konor Kodi (Leiçester), apo meksikani Raul Jimenez (Fulhem), ndërkohë që kanë munguar zëvendësuesit e tyre.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë trajneri që do të zëvendësojë spanjollin në stolin e Volverhemptonit. E gjitha kjo situatë ndodh pak ditë pas debutimit në kampionat, në fushën e Mançester Junajtid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë