Futboll

Klubi gjerman shet 100 mijë bileta për “ndeshjen e padukshme”

Lokomotiv Leipzig, klubi i kategorisë së katërt të futbollit gjerman ka shitur më shumë se 100,000 bileta për një ndeshje kundër një "kundërshtari të padukshëm" - pavarësisht kapacitetit prej 15.000 tifozësh. Ekipi ka nxjerrë në shitje 100 mijë bileta për 1 euro, për një ndeshje që do të jetë virtuale dhe që do të zhvillohet 8 majin e ardhshëm.

Ata shpresojnë që ky vendim ti ndihmojë në përballimin e problemeve financiare të shkaktuara nga pezullimi i futbollit në vend për shkak të pandemisë koronavirus. Shitja e biletave ka filluar më 19 Mars dhe objektivi është të arrijnë shifrën 120,000, aq sa pretendojnë se ishte pjesëmarrja në ndeshjen e tyre gjysmëfinale të Kupës UEFA në 1987 kundër Bordeaux. Impianti i skuadrës, Bruno Plache Stadion mund të mbajë deri në 15 mijë spektatorë dhe në ndeshjen e fundit kundër Energie Cottbus janë shitur 4498 bileta.

Një zëdhënës i klubit i tha BBC Sport se gjithçka ishte mbajtur sekret. "Do të ketë një transmetim të drejtpërdrejtë nga stadiumi, do të ndizen dritat e impiantit, do të ketë komentatorë. Do të jetë një surprizë për të gjithë", tha ai. "Nuk mund t'ju them më shumë për momentin. Paratë do të përdoren për të mbajtur Lok në punë - ne kemi 300 lojtarë të rinj, duhet të paguajmë stafin dhe të kujdesemi për ambientet".

Klubi 126-vjeçar bëri paraqitje të rregullta në garat evropiane në vitet 1960 deri në vitet '80. Kupa UEFA e vitit 1987 ka qenë e paharrueshme, duke u mundur në finale me rezultatin 1-0 nga Ajax, me gol të Marco van Basten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë