Futboll

Klubet europiane refuzojnë FIFA-n për Botërorin çdo dy vjet: Sjell dëme

"Propozimi për të organizuar Botërorin dhe Europianin çdo 2 vjet është refuzuar, - ka shpjeguar drejtori i përgjithshëm i “European Leagues”, Jaço Swart, në një konferencë shtypi në fund të asamblesë së përgjithshme. – FIFA ka propozuar një ndryshim të kalendarit pa marrë në konsideratë skuadrat dhe klubet.

Ky propozim do të sillte dëme për kompeticionet kombëtare, klubet, futbollistët dhe tifozët. Qëndrimi ynë është unanim: asnjë ndryshim në kalendar, Botërori dhe Europiani duhet të zhvillohen çdo 4 vjet, siç ka ndodhur deri tani. E hedhim poshtë propozimin e FIFA-s, nuk kemi alternativë tjetër përvçse ta refuzojmë projektin e saj".

Logoja e Ligave Europiane. Gazeta Si, 22 tetor 2021

Propozimi i FIFA-s për ndryshimin e kalendarëve dhe organizimin çdo dy vjet të kompeticioneve më të mëdha ndërkombëtare ka hasur kundërshtime që në fillim, duke nisur nga UEFA. Tashmë vjen edhe qëndrimi i shoqatës së klubeve europiane kategorikisht kundër këtij projekti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë