Drejtësia

KLP shpall kandidatët, 8 prokurorë në garë për tre vende vakante në SPAK

Gazeta Si - Tetë prokurorë do të jenë në garë kandidatë për tri vendet vakante në SPAK. Në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur datën 7 dhjetor për intervistat e tyre.

Sipas një njoftimi, kandidatët u vlerësuan me kualifikim të lartë dhe me nga 7 pikë në lidhje me 2 vlerësimet e fundit profesionale.

Në datën 7 dhjetor, intervistat me kandidatët do të fillojnë nga ora 9.00, ku procedura e prezantimit dhe pyetje-përgjigjeve do jetë jo më shumë se 30 minuta për çdo kandidat.

Pas prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçaj dhe Olsi Dados, në garë u regjistra kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, i cili hetoi dosjen e grupit kriminal të Laert Haxhiut dy muaj më parë.

Një tjetër drejtuese rrethesh që synon emërimin në SPAK, është Anita Jella nga Durrësi.

Emrat e tjerë që kanë shprehur interes deri tani, janë prokurorët Pali Deçolli, Bledar Maksuti, Ndini Tavani dhe Sonila Muhametaj.

Prokurorët në garë për në SPAK

1- Albert Kuliçaj

2- Olsi Dado

3- Kreshnik Ajazi

4- Bledar Maksuti

5- Anita Jella

6- Ndini Tavani

7-Sonila Muhametaj

8-Pali Deçolli


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë