Lajme

Klosi, Bushati dhe Mesi, aksion për pastrimin e grykëderdhjes së lumit Buna

Në një nga grykëderdhjet më të ndotura në vend, Buna, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se:”Ka nisur penalizimi i subjekteve që hedhin mbetjet në lumenj. Por këto penalitete ka ardhur momenti të ashpërsohen dhe do të ashpërsohen”,-deklaroi ministri Klosi.

Në aksionin e pastrimit në Velipojë morën pjesë edhe zv/kryeministrja Senida Mesi e ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Anëtarët e kabinetit bashkë me 1 mijë të rinj vullnetarë, dhe punonjës të ministrisë së turizmit dhe mjedisit pastruan plazhin e ndotur nga mbetjet.

Ministri Bushati, theksoi se iu bashkua nismës së ministrit të Turizmit dhe Mjedisit bashkë me grupin e deputetëve duke përcjellë mesazhin e sensibilizimit për një mjedis më të pastër, në kuadër të një fushate që do të vijojë. ”Këtë vit presim të ketë më shumë turistë në qarkun e shkodrës falë edhe investimeve në infrassrukturë për të nxitur turizmin malor krahas turizmit bregdetar”.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit, deklaroi se aksionet e pastrimit do të vijojnë për një sezon të mbarë turistik dhe plazhe të pastra. Ministri Klosi theksoi se aksione të tilla kanë një mesazh sensibilizues për të gjithë ata që duan të kenë një Shqipëri më të pastër.

What Is Universal Way To Get Prescription Drugs And Get To Know More About Health


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë