Drejtësia

KLGJ zgjedh 3 anëtarët e rinj. Sadushi: Reagim për kërcënimet ndaj gjyqtarëve

Gazeta Si - Tre gjyqtarët Emiona Muçi, Gentiana Muçaj dhe Markelian Koça, janë anëtarët më të rinj të Këshillit të lartë gjyqësor që do të mbajnë mandat 5 vjeçar.

Muçi vjen nga radhët e gjyqtarëve të Apelit, ndërsa Muçaj nga shkalla e parë dhe Koça nga administrativja.

Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve, votuan 236 magjisratë, ndërsa u skualifikuan nga gara Irida Kacerja dhe Alma Kodraliu.

Tre anëtarët e rinj e marrin detyrën në dhjetor, duke zëvëndëuasuar Marçela Shehun, Brikena Ukperajn dhe Dritan Hallunajn.

Anëtarëve që iu përfundon mandati në dhjetor janë dy në radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë, Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj dhe nga radhët e Apelit largohet Dritan Hallunaj.

Në garë për zëvendësimin e tyre janë 5 gjyqtarë, përkatësisht dy nga Gjykatat e Apelit, Emona Muçi dhe Irida Kaçerja dhe 2 nga Shkallët e Para të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj, ndërsa Markeljan Koça vjen në garë nga Shkalla e Parë Administrative dhe zgjidhet automatikisht për shkak se është kandidaturë e vetme.

Në konferencë, zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha ndër të tjera se si çdo organ i ri edhe KLGJ ka hasur sfida të panumërta, por shton se nëse sistemi gjyqësor sot është duke funksionuar, meritë për këtë ka edhe ky institucion.

Sadushi renditi disa prej vështirësive me të cilat përballet KLGJ. Mes tyre ai përmendi faktin se ka ende gjyqtarë në sistem të cilët nuk kanë asnjë vlerësim etiko-profesional apo se 40 magjistratë të diplomuar këtë vit nuk janë emëruar ende, edhe pse sistemi ka nevojë emergjente për to.

Mes të tjerash ai theksoi se “kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit”.

Më pas Sadushi nuk lë pa përmendur, kërcënimet që u bëhen gjyqtare, ku vetëm pak ditë më parë, dy gjyqtare u morën mbrojtje. Ai tha se për këtë duhet një reagim i fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë