Pushimet mbaruan por merkato ende jo. Futbolli shqiptar do të kthehet në fushë pas më shumë se 24 orëve me 3 ndeshjet e para të javës së 20 në Kategorinë Superiore e cila do të zhvillohet në dy ditë. Kjo për shkak se mesjavën e ardhshme do të jetë rradha e Kupës së Shqipërisë për të luajtur ndeshjet e raundi të 16 më të mirëve. E nesërmja ju përket skuadrave më të mira në dy sezonet e fundit.
Kryesuesit e Dinamos do të udhëtojnë drejt Ballshit ku do të provojnë të arrijnë fitoren e parë Bylis këtë sezon. Paralelisht me ta, Egnatia pret Laçin në orën 13:30. Ndërsa gjithçka mbyllet në shenjën e Klasikes Vllaznia-Tirana që do të luhet në orën 17:00 në “Loro Boriçi”. Në të njëjtën orë do të luhen edhe dy sfidat e mbetura por dy ditë më pas. Akademia e Futbollit Elbasani pret Teutën në “Elbasan Arena” dhe Partizani do të luajë ndaj Skënderbeut në “Arenën e Demave”. Ndërsa këto janë lëvizjet në merkato, afrime dhe largime deri tani:
Egnatia
Të larguar: Veseli, Ahmetaj
Të afruar: Medeiros, Dajsinani, Melo, Xhixha?
Dinamo
Të larguar: Muzek
Të afruar: Jonuzi
Partizani
Të larguar: Cara, Hadroj, Rrapaj, Mba?
Të afruar: Padstrelau, Guxhufi, Sodiq? Al-Azaizeh?
Vllaznia
Të larguar: Matouti
Të afruar: Repaj, Mensah
Tirana
Të larguar: Jonuzi, Isuf, Jaku, Vokrri
Të afruar: Ernest, Zharmuni, Smaçi, Cerna? Daniel?
Skënderbeu
Të larguar: Tare, Krasniqi, Pecani, Nerguti? Shaqe?
Të afruar: Estrela
Teuta
Të larguar…
Të afruar: Beshiraj, Gjinollari
Laçi
Të larguar: Papa, Dajsinani, Nusuev
Të afruar: Shabani, Molla
AF Elbasani
Të larguar: Telushi, Greca, Zaimi
Të afruar: Olberkis, Ibrahim
Bylis
Të larguar: Gabriel, Souza, Treni, Ëendel, Trumçi
Të afruar: Medeiros, Dajsinani, Melo, Xhixha?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.