Arsim

Kjo është diploma më e preferuar në botë nga studentët

Studiuesit tregojnë arsyen e vërtetë pse fëmijët tuaj kanë dëshirë të bëhen inxhinierë në të ardhmen. Për vitin e dytë radhazi diploma si "shef ekzekutiv i zyrës" (CEO) është më e preferuar se diploma e Masterit të Administrim Biznesit" (MBA).

Harvard Bussiness Revie (HBR), një udhërrëfyes i menaxhimit tregon renditjen e saj vjetore të diplomës së CEO-ve, të cilat janë të preferuara në mbarë globin. Kompania konstatoi se diplomat e CEO-ve janë më të përhapura nëpër zyra se sa diplomat e MBA-ve të cilat janë më shumë të fokusuara te financa dhe strategjia e tyre, një trend që nuk po preferohet shumë kohët e fundit.

Ndërsa vendin e parë si drejtorit më të mirë e mori Pablo Isa, drejtor ekzekutiv i kompanisë spanjolle “Inditex”. Ai u cilësua më i miri nga  20 drejtuesit e nivelit të lart në studimin e këtij viti që kanë një diplomë inxhinierie.

Renditja e HBR-së shqyrton ndryshimin në kapitalizmin e tregut dhe kthimin total të aksionarëve, të përshtatura nga të dyja vendet dhe industrinë, gjatë gjithë mandatit të CEO-ve dhe tregon të dhëna që vlerësojnë ecurinë e kompanisë në  çështjet mjedisore, sociale dhe qeverisëse.

Shpjegimi më i mundshëm për këtë  trend të ri  është se numri i diplomave të CEO-ve të teknologjisë është zgjeruar, në vitin 2014 kishte vetëm tetë diploma të CEO-ve tashmë ka  njëzetë e dy të tilla.

 Është gjithashtu e mundur që rezultati mund të shpjegohet pjesërisht nga metodologjia  që përdori  HBR për të kryer studimet. Drejtori i Lartë MCGin tha se HBR bëri një ndryshim në metodologjinë e saj gjatë vitit 2015, ku shtoi komponentë të tjerë për kriteret që duhet të plotësonin punonjësit, si  për shembull aftësia për t’u përshtatur në mjedisin social dhe qeverisës.  Në  këtë analizë lista u bë më e populluar me kompanitë evropiane. Të dhënat tregojnë se më shumë diploma inxhinierie të CEO   mbahen nga drejtuesit ekzekutive evropianë, ndërkohë që MBA-të mbahet më shumë  nga drejtuesit në SHBA kështu që dallime të ndryshme arsimore, kontribuojmë  në rajone të ndryshme.

Megjithatë, aftësitë që mësohen në shkallë inxhinierie gjithashtu kanë aplikime të dukshme për rolet e menaxhimit. McGinn tha se pas rezultatit të HBR fillimisht filloi të pyesë për gradat arsimore, ai foli me ekspertët e menaxhimit që vunë në dukje fokusin e inxhinierisë në zgjidhjen e problemeve, aftësitë analitike dhe metodat strukturore të të menduarit.

“Kjo ka avantazhe të dukshme, nëse drejton një kompani të teknologjisë së informacionit, por gjithashtu, ka përparësi nëse përpiqesh të zgjidhësh problemet në situatat e përditshme të biznesit,”tha McGinn.

Një nga drejtuesit me diplomë të  CEO  në listën e këtij viti, Jeffrey Sprecher, drejtori i përgjithshëm i “Shkëmbimit Interkontinental”, tha në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, se studimi  nuk kishte lidhje me punën e tij si inxhinier kime, por që i kishte mësuar shumë në zgjidhjen e problemeve, sistemeve komplekse dhe mënyrën se si lidhen gjërat në një biznes.

Drejtues të tjerë u shprehën se një ditë diploma e CEO-së do  ë jetë zgjedhja parësore për njerëzit, veçanërisht në një kohë kur teknologjia dhe digjitalizimi po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për çdo kompani.

Robert Sutton, profesor i shkencave të menaxhimit dhe inxhinierisë në Universitetin Stanford, tha se për të gjithë drejtuesit është duke u bërë më e rëndësishme që të dinë mbi shkencat kompjuterike.

Por sipas një raporti vjetor të prodhuar nga firma e kërkimit ekzekutiv “Crist Kolder Associates” tregon se nuk ka shumë ndryshime gjatë 3 viteve t ë fundit  për përzgjedhjen e diplomave, në vitin 2018 ishin  26.4 për qind e drejtuesve në mbarë botën të pajisur me diploma inxhinierie CEO, 27.4 për qind në vitin  2017,  dhe 28.4 për qind në 2016.

Steve Mader, një zëvendëspresident në pension i firmës së kërkimit “Korn Ferry”, tha se nuk ka parë një ndryshim të madh në ndjeshmërinë e bordeve drejt diplomave të CEO-ve, edhe nëse mund të jetë shumë e preferuar në ditët  sotme.  Gjithashtu, ai shtoi se programi për diplomat e MBA-ve janë ende shumë të vlefshme.

"Në kohën kur zgjedh një drejtor ekzekutiv, ka çështje shumë më të rëndësishme për t’u diskutuar. Diplomimi nuk  është  më thelbësor,” tha ai. " /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë