Lajme

Kinemaja me emrin e Maks Velos, Rama: Shëmbëlltyrë e vetë botës së tij

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përurimin e kinemasë ”Maks Velo” në Tiranë që mban edhe emrin e ish- piktorit dhe artistit të ndjerë që u nda nga jeta pak ditë më parë.

Rama thotë Maks Velo ka lënë pas një thesar kujtimesh tek miqtë e armiqtë e tij dhe një emër të dallueshëm në historinë e artit e të kulturës shqiptare.

“Maks Velo u nda nga kjo jetë pak kohë më parë, pas një rrugëtimi vetmitar, plot ëndrra e pasion krijues, me ambicie e inate të mëdha, shfaqje ekstravagante të lirisë individuale, si kur përfundoi në ferrin e të mallkuarve të komunizmit dhe si kur u kthye nga ai ferr në xhunglën e tranzicionit shqiptar, me të njëjtën fuqi për t’i mbijetuar dyndjes së re të barbarisë kulturore, herë si pëllumb e herë si skifter, duke lënë pas një thesar kujtimesh tek miqtë e armiqtë e tij dhe një emër të dallueshëm në historinë e artit e të kulturës shqiptare”, shkruan kreu i qeverisë.

Rama thotë se ky teatër është shëmbëlltyrë e botës së Maks Velos, ku errësira mbushej me figura e tinguj ngjyrash, ndërsa drita me jehonë hapash të vetmuar.

“Emrin e Maksit do ta mbajë tashmë kinemaja e rindërtuar në Laprakë, e cila si për ironi të fatit lindi me emrin ‘Ylli i Kuq’ dhe rilindi me emrin e Maks Velos, si një shembëlltyrë e vetë botës së tij, ku errësira mbushej me figura e tinguj ngjyrash, ndërsa drita me jehonë hapash të vetmuar…”, thotë ndër të tjera Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/245207083565860/?__xts__[0]=68.ARADPDeg8OjDSo3wKG1HPXniUJuUJEO2Dyhlenaeyoyr9WX9IvSxeRKtI4FZ-mcnupYg7wexjEm8aDGA4BwJv2GzsoTipEKzK_0CZe1q17lBJz4fyg6avDTNhGrFdTc1UvkyR1F4hEWhPzfxxgfAifJg8MZUWmqapBNv1sDBX54yV4rMRI3vKsGcIcovPjwUe9NhzuFZaSy3i8ddppIzX8F76H7H6SmN6BY5V-jEg3kEb9QZ0gvktlTR6FAp43lTD6KOZ4up9EQZclSZpGxbcPmXJhq5ZqL-sIJJtDO6YjJSN6bnX8iCfWmkI827uL1VVG4Scra7FOzQMFs8zuaiVabyX9yexp64&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë