Lajme

Kina u ndalon fëmijëve lojërat elektronike

Gjigandi kinez Tencent po paraqet rregulla të reja për të identifikuar lojtarë nën moshë, kjo për të luftuar varësinë ndaj lojërave në vend. Nga mesi i shtatorit Tencent do të prezantojë sistemin e regjistrimit të emrit të vërtetë për lojërat të cilat do të lidhen me bazën e të dhënave të sigurisë publike të Kinës. Ajo do të identifikojë fëmijët dhe do të kufizojë kohën që ata kalojnë në lojë. Ky veprim është i pari i këtij lloji në tregun më të madh të lojrave në botë. Tencent, e cila gjithashtu vepron edhe rrjetin social kinez WeChat.

“Honour of Kingswsh” loja, ku lojtarët  kanë mundësinë të luajnë rolet e figurave historike kineze, është një lojë jashtëzakonisht popullore në Kinë.

Gjithashtu kjo lojë  është projektuar për t’u përdorur edhe platformë mobile, e cila ka shtuar popullaritetin e saj, sepse shumë lojtarë të rinj nuk kanë qasje vetëm në një tastierë lojërash ose PC në shtëpi. Aplikacioni është i lirë të shkarkohet, por lojtarët duhet të paguajnë për të përmirësuar karakteret dhe kostumet e tyre në mënyrë që të përparojnë në nivelin e ardhshëm.

Loja u kritikua vitin e kaluar për natyrën e saj problematike në gazetën e përditshme të qeverisë, People's Daily, e cila e quajti atë "helm" dhe "drogë.

Pas kritikave, Tencent mori vendimin për të kufizuar kohën kur fëmijët mund ta luajnë atë. Fëmijët nën moshën 12 vjeç mund të luajnë vetëm një orë në ditë, ndërsa fëmijët 13 deri 18 vjeç mund të luajnë deri në dy orë. Sistemi i ri do të ndihmojë në identifikimin më të saktë të lojtarëve të rinj “ tha kompania në një deklaratë në llogarinë e saj zyrtare të WeChat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë