Kuriozitete

Kina ndalon adoleshentët të luajnë videolojëra gjatë javës. 3 orë vetëm në fundjavë

Kina, vendi i miliona adoleshentëve ka ndaluar me ligj videolojërat gjatë javës së shkollës, vetëm 1 orë ditën e premte dhe nga 1 orë edhe në fundjavë, në orën 20:00-21:00.

Këto masa u morën si pasojë e varësisë së adoleshentëve ndaj videolojrave dhe largimit të tyre nga jeta sociale, shkollore dhe përgjegjësitë familjare.

Vendimi nuk përmend asnjë moshë specifike, por synohen të rinjtë deri në 18 vjeç.  

Rregullat e reja të vendosura ditën e hënë të 30 gushtit, ka të ngjarë të ndihen në industrinë e lojërave online në Kinë, një nga më të mëdhatë në botë. Kufizimet e reja vijnë ndërsa qeveria kineze kërkon të frenojë industrinë e teknologjisë kineze, një fushatë që ka ndezur një shitje trilionë dollarëshe në aksionet kineze dhe ka goditur një sërë biznesesh, përfshirë ofruesit e informacioneve fitimprurës, shërbimet në udhëtime dhe platformat online të tregtisë.

Nga një vendim i 2019-s, në Kinë, përdoruesit midis 16 dhe 18 vjeç nuk lejohen të shpenzojnë më shumë se 60 dollarë, çdo muaj në lojëra video.

Burimi: The WallStreet Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë