Shendet

Kina e pranon: Vaksinat tona pak efikase, nuk kanë shkallë të lartë mbrojtjeje

Kina ka pranuar për herë të parë efikasitetin e ulët të vaksinave të prodhuara në kompanitë e saj farmaceutike për Covid-19.

"Ato nuk kanë një shkallë shumë të lartë mbrojtjeje", - tha Gao Fu, kreu i Qendrës Kineze të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, duke folur në një konferencë shtypi të shtunën nga Chengdu.

Siç raporton agjencia e lajmeve, “Associated Press”, Gao njoftoi se autoritetet kineze po konsiderojnë përzierjen e vaksinave të ndryshme për t'i përmirësuar ato dhe kërkoi të marren në konsideratë përfitimet e dozave të ‘mRNA’-së të prodhuara në Perëndim, të cilat Kina nuk i prodhon.

Deri tani, përdorimi i asnjë vaksine të huaj nuk është autorizuar për t’u administruar në Republikën Popullore.

Ndërkohë, Pekini ka shpërndarë qindra miliona doza vaksinash në disa vende të botës, përfshirë dhe Shqipërinë (“Sinovac”).

"Tani zyrtarisht po shqyrtojmë nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme për procesin e imunizimit",  tha Gao.

Shkalla e efikasitetit të vaksinës “Sinovac” në parandalimin e infeksioneve simptomatike nga Covid-19, qëndron në 50.4%, sipas provave klinike të kryera në Brazil.

Dy vaksina të tjera nga “Sinopharm”-i kinez, tregojnë efikasitet prej 79.3 dhe 72.5%, ndërsa shifra për vaksinat e gjigantit biofarmaceutik “CanSino”, është 65%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë